business

Kontabilist/e i/e çertifikuar

  • star Publikuar: 11-07-2023
  • star Skadon: 18-07-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Buçaj Sh.p.k
Kategoritë Ekonomi
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 32362

Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitën:

Kontabilist/e i/e çertifikuar

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbikqyrë dhe kontrollon tërë procesin e punës në departamentin e kontabilitetit;
  • Kontrollon të gjitha transaksionet ditore, si sisemimin e ekstrakteve bankare, regjistrimin e faturave të shpenzimeve, regjistrimin e importeve dhe aseteve;
  • Kontrollon hapjen, editimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve themelore;
  • Përgatit TVSH-në, Librin e Blerjes dhe Librin e Shitjes;
  • Kontrollon kalkulimin e pagave dhe përgatitë listat finale;
  • Deklaron tatimin në paga dhe kontributet pensionale;
  • Deklaron tatimin në qera dhe interes të huazimeve;
  • Raporton rreth deklarimit dhe pagesës së të gjitha llojeve të tatimeve;
  • Kontrollon raportet periodike të blerjeve për raportim në ASK, Dogan dhe ATK;
  • Bashkëpunon me ekip për gjëra të ndryshme në fushën e financave dhe marrëdhënieve ndër njerëzore;
  • Kryen dhe punë të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit ndaj të cilit njëherit është dhe përgjegjës për punën e tij/ saj.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të ketë diplomë universitare - Fakultet Ekonomik;
  • Të jetë i/e çertifikuar në nivelin “Kontabilist i çertifikuar” në Shoqata të liçensuara ;
  • Përvojë pune së paku tri vjeçare në fushën e financave;
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter - njohuri të shkëlqyera të pakos së MS Office (veçanërisht Excel);
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mailit;
  • Aftësi analitike në punë;
  • Aftësi të menaxhimit të kohës;
  • Aftësi të menaxhimit të stresit;
  • Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë;
  • Të jetë i/e aftë të udhëheqë ekipin;
  • Të jetë i/e aftë të punoj në ekip dhe punë individuale;

Inkurajohen të gjitha kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV apo aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected] Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni/CV mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 11/07/2023 deri me 18/07/2023.