business

Zyrtar i lartë për legjislacion

  • star Publikuar: 30-09-2024
  • star Skadon: 27-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 734

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Zyra e Kryeministrit të Kosovës shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi ligjor

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i lartë për legjislacion

Klasa e pozitës: Profesional 1

Koeficienti/Paga: 5.85

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 27/09/2024

Afati për aplikim: 28/09/2024 - 27/10/2024

Institucioni: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Departamenti: Sekretariati koordinues i Qeverisë

Divizioni : Divizioni per organizimin e mbledhjeve te qeverise dhe koordinim me kuvendin

Vendi i punës: Prishtinë

Nr. i Referencës : RN00015283

Kodi: RPC0008822

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Në bashkëpunim me mbikëqyrësin realizon përgatitjet e mbledhjeve të Qeverisë dhe siguron që të gjitha materialet e dërguara në Qeveri për miratim janë të kompletuara në pajtim me kërkesat e përcaktuara në rregulloren përkatëse të punës së Qeverisë;
  2. Ndërmerr veprime tjera që pasojnë pas mbledhjes përfshirë shpërndarjen e vendimeve për zbatim sipas hallkës së varësisë tek zyrtarët brenda ZKM-së dhe Ministrive ;
  3. Në bashkëpunim me mbikëqyrësin harton draft – vendimet e mbledhjes se Qeverisë. azhurnon orarin dhe përkujdeset për koherencën e programit legjislativ të Qeverisë;
  4. Ndihmon mbikëqyrësin më përmirësimin e procesit të përgatitjeve të Mbledhjes së Qeverisë dhe mbledhjes Sekretarëve të Përgjithshëm dhe agjendës te takimeve ;
  5. Bashkëpunon dhe koordinon punët me Kuvendin e Republikës së Kosovës për procedimin e materialeve të mbledhjes së Qeverisë në Kuvend, gjithashtu pranon dhe shpërndanë materialet dhe shkresat që dërgohen nga administrata e Kuvendit.
  6. Bashkëpunon dhe koordinon punët në aspekt administrative me Zyrën e Presidentit për procedimin e materialeve dhe shkresave që derivojnë nga mbledhja e Qeverisë, gjithashtu shpërndan shkresat që vijnë nga ky institucion;
  7. Bashkëpunon me zyrtarët e divizioneve brenda njësisë dhe ZKM-së në monitorimin e zbatimit të vendimeve te Qeverise;
  8. Përgatit listë paraprake të pikave që mund të shqyrtohen ne mbledhjet vijuese të Qeverisë në konsultim me zyrtaret e njësive brenda ZKM dhe në bashkëpunim me Zyrën Ligjore azhurnon orarin dhe përkujdeset për koherencën e programit legjislativ të Qeverisë.
  9. Përgatitë raportet periodike dhe vjetore dhe ofron përgjigje në pyetjet e parashtruara nga institucionet tjera nga fushë veprimtaria e divizionit.
  10. Kryen detyra të tjera që ndërlidhen me pozitën dhe mandatin e divizionit dhe SKQ-së të cilat mund te kërkohen kohë pas kohe sipas kërkesës së mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar:Diplomë/a e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) në Juridik .
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës, përpilimit të projekt akteve juridike, hartimin e shkresave dhe komunikimi dhe përfaqësimi;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe në formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështje teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës;
  • Cilësi gjatë kryerjes së detyrave në fushën profesionale;
  • Aftësi për tu përshtatur prioriteteve dhe kërkesave, afateve kohore dhe zgjidhjes se problemeve;
  • Aftësi për të bërë vlerësime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e legjislacionit;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Njohuri në programet e Microsoft Office;
  • Njohja e gjuhëve të huaja (e preferueshme).
  • Të jetë energjik dhe në gjendje të punojë me orar fleksibil dhe trysni kohe, të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë pune.

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 11/11/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë: Nuk ka

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik

(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
  • Kandidati përmes aplikimit deklaron dhe mbanë përgjegjësi për vërtetësinë e të gjitha dokumenteve te dorëzuara siç kërkohet nga shpallja e procedurës së rekrutimit .

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen