business

Operator i Vinçit (2), Ndihmës operator i makinave (2)

  • star Publikuar: 06-02-2024
  • star Skadon: 13-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Vam Bend
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1218

PËRSHKRIMI I DETYRAVETË PUNËS

Informata mbi pozitën:

Titulli i pozitës: Operator i Vinçit (2 pozita)

Titulli i pozitës: Ndihmës operator i makinave ( 2 pozita)

I përgjigjet: Shefit të prodhimit dhe Inxhinierit

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë për operator të vinçit:

  • Operon sipas kërkesavetë fabrikës duke bërë ngarkimin dhe shkarkimin e produkteve,
  • Kontrollon vinçat sipas procedurave standardetë operimit për të siguruar transportim efektiv të materialeve dhe sigurisë për të gjithë personelin,
  • Inspekton vinçin për problemet që mund të ketë dhe raporton defektetpërkatëse,
  • Kontakton me operatorët nga njësitë tjera në fabrikën për prodhim me qëllim që procesi të zhvillohet pa pengesa dhe në mënyrë të rregullt,
  • Përkujdeset për pastërtinë dhe mirëmbajtën e objektit dhe hapësirën për rreth objektit,
  • Detyra dhe përgjegjësi të tjera që kërkohen nga mbikqyrësi


Detyrat e punës dhe përgjegjësitë për ndihmës operatori makinave:

  • Ndihmon në përgatitjen dhe përshtat pajisjetdhe makineritë për prerje dhe lakim të armaturës sipas specifikimeve,
  • Identifikon, ndan dhe etiketonproduktet e përfunduara, si dhe me ndihmën e vinçit i ngarkon në kamion për transport,
  • Inspekton makinat për problemet që mund të kenë dhe raporton defektet përkatëse,
  • Kujdeset për zbatimin e masave të parapara për mbrojtje në punë,
  • Përkujdeset për pastërtinë dhe mirëmbajtën e objektit dhe hapësirën për rreth objektit,
  • Detyra dhe përgjegjësi të tjeraqë kërkohen nga mbikqyrësi.


Kërkesat:

  • Të ketë aftësi të mira menaxhuese të kohës,
  • Obligohet që në punë dhe në vendin e punës të vjen në kohë,
  • Respekton rregulloren e fabrikësdhe zbaton urdhrate udhëheqësit sipas rregullores,
  • Fleksibël dhe i/e gatshme të punojë jashtë oraritapo edhe në fundjavëkur kërkohet,
  • Të jetë i/e gatshmetë punojë me turne,
  • Aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup,
  • Aftësi analitike dhe i kushton vëmendjedetajeve,
  • Përvoja paraprake konsiderohet përparësi.


Kompania Vam Bend SHPK ofron:

  • Ambient të këndshëm dhe modern të punës,
  • Pagë konkuruese,
  • Sigurim shëndetësor dhe benifite të tjera.

Të interesuarit për pozitën e shpallur mund të aplikojnë duke telefonuar në numrin e telefonit 381(0)38 726 043, ose edhe duke dërguar CV-në e tyre në e-mailin [email protected],

Konkursi mbetet i hapur deri më 13 Shkurt 2024