business

FTESË PËR TENDER: PËR PLOTËSIMIN E NEVOJAVE PËR FURNIZIM ME MATERIALE TË FUNDVITIT

  • star Publikuar: 06-11-2025
  • star Skadon: 12-11-2025
Kategoritë Ftesa për Tender
Vendi i punës Prishtinë

FTESË PËR TENDER

PËR PLOTËSIMIN E NEVOJAVE PËR FURNIZIM ME MATERIALE TË FUNDVITIT

Për t’u kualifikuar kompanitë duhet:

  • Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe informatat mbi biznesin, certifikatën e numrit fiskal.
  • Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH)
  • Oferta financiare duhet të jetë me TVSH
  • Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH është e përfshirë në çmim.
  • Garancioni për produktet e ofruara
  • Garantimi i transportit të produkteve dhe instalimi/montimi në vend në të gjitha vendet e parapara me kërkesë.
  • Mostra të produkteve në bazë të specifikacionit
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 1 muaj nga data e dorëzimit të ofertës
  • Ofertuesi duhet të ketë referenca/ kontrata për punë të ngjashme
  • Ks - Siguria ruan të drejtën të kërkoje informata shtesë nga kompanitë ofertuese

Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “OFERTË PËR FURNIZIM ME MATERIALE TË FUNDVITIT” duhet të dorëzohen në lokalet e Ks Siguria Rr, Qamil Hoxha nr. 51 Prishtine dhe t’i drejtohen Shërbimit të Prokurimit.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 12.11.2025 ora 15:00

Ofertat të cilat nuk përmbajnë dokumentacionin komplet nuk do të shqyrtohen.

Ofertat e dorëzuara pas afatit për dorëzim nuk do të shqyrtohen.

Ks- Siguria mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.

Palët e interesuara duhet ta kërkojnë dokumentin e tenderit përmes kërkesës me shkrim në e-mail adresën: [email protected]