business

Konsulentë/e të Shitjes (1), Konsulentë/e të Pas-Shitjes (Servis) (2), Përgjegjës për Depo (1), Punëtor në Autolarje (1)

  • star Publikuar: 14-03-2025
  • star Skadon: 14-04-2025
Kompani Peugeot
Kategoritë Të tjera, Shitje, Depo
Numri i pozitave 5
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 128

MERCOM COMPANY / PEUGEOT KOSOVA

1X Konsulentë/e të Shitjes

2X Konsulentë/e të Pas-Shitjes (Servis)

1X Përgjegjës për Depo

1X Punëtor në Autolarje

Konsulentë/e shitjes

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të bëjë prezantimin e veturave;
  • Të ndërtojë raporte me klientët ekzistues dhe ata potencial;
  • Të komunikoj përmes email apo telefonit me klientët potencial;
  • Të përpiloj oferta në bazë të kërkesave të klientëve;
  • Të kryej procedurat e shitjes së veturave;
  • Të analizojë nevojat e tregut;
  • Të mirëmbajë dokumentacionin e shitjes dhe mbikëqyrë sistemin e shitjes;
  • Të bëjë prezantim në baza mujore për rezultate e shitjes;

Kualifikimet:

  • Të ketë përvojë në shitje (e preferueshme përvoja në shitje të veturave);
  • Të ketë njohuri të veturave;
  • E preferueshme të ketë Diplomë Universitare në: Menaxhment, Ekonomik apo të ngashme.;
  • Shkathtësi të mira në përdorimin e MS Office;
  • Njohja e gjuhës angleze (e domosdoshme);
  • Të ketë aftësi negociuese dhe komunikuese;
  • Të jetë në gjendje të punojë në grup;
  • Të jetë në gjendje të punoj nën presion;
  • Të posedoj Patent shofer (Kategoria B) e domosdoshme.

Konsulentë/e të Pas-Shitjes (Servis)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranimi i klientëve;
  • Rezervimi i termineve për servisim apo riparim;
  • Informimi mbi kushtet/shërbimet dhe produktet e ofruara;
  • Informimi i klientëve për progresin e punëve në automjetet e tyre;
  • Dorëzimi i faturave dhe pranimi i pagesave nga klientët;
  • Hapja e urdhëresave të punës,

Kualifikimet:

  • Shkolla e mesme ose profesionale;
  • Të ketë përvojë pune në Auto Servis të Autorizuar (e preferueshme);
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze;
  • Njohje e mirë e paketës Microsoft Office;
  • Patente Shofer (kategoria B)e obligueshme.

Përgjegjës për Depo

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëmbajtja dhe organizimi i Depos;
  • Përgjegjës për stokun dhe inventarin në Depo;
  • Regjistrimi i stokut në Depo;
  • Përgatitja e porosisë për transport;
  • Përgaditja dhe kontrollimi i dokumentacionit lidhur me transportin;
  • Përgjegjës për pranimin, ngarkimin dhe shkarkimin e mallit;
  • Komunikimi ditor me përgjegjësit e servisit dhe pjesën e pranimit;
  • Komunikimi me depon qendrore në baza të rregullta;
  • Raportimi në bazë javore/mujore/vjetore për aktivitetet në depo.

Kualifikimet:

  • Të ketë përvojë në menaxhimin e depos (e preferueshme përvoja në sektorin e autoindustrisë);
  • Të ketë aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe sistemimi;
  • Shkathtësi të mira në përdorimin e MS Office;
  • Njohja e gjuhës angleze (e domosdoshme);
  • Të posedoj Patent shofer (Kategoria B) e domosdoshme.

Auto Larje

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për larjen dhe pastrimin e automjeteve të kompanisë;
  • Rishikimi i herë pas hershëm i veturave, në lidhje me nevojën për t’u pastruar.

Kualifikimet:

  • Përvojë pune (e preferueshme);
  • Të jetë i motivuar për punë;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;
  • Të respektoj orarin.

Aplikimi bëhet duke dërguar CV-në tuaj dhe dokumentacionin tjetër në lidhje me kualifikimin dhe përvojën e punës, në e-mail adresën: [email protected]

Në subjekt shënoni pozitën për të cilën aplikoni.