business

Termat e Referencës (ToR): Për angazhimin e një Kompanie/Eksperti/eje në Menaxhimin e Biznesit Familjar

  • star Publikuar: 13-05-2025
  • star Skadon: 13-06-2025
Kompani EKW
Kategoritë Biznes dhe Menaxhment
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 115

Termat e Referencës (ToR)

Për angazhimin e një Kompanie/Eksperti/eje në Menaxhimin e Biznesit Familjar

EKW fton kompanitë/ekspertët e interesuar në Menaxhimin e Biznesit Familjar, që të aplikojnë në kuadër të programit “Fuqizimi i Ekonomive Rurale në Bujqësi - EREA”, financuar nga ADA dhe mbështetur nga Caritas Zviceran në Kosovë.

Historiku

EKW është organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2019 me selinë Prishtinë, cila me aktivitetet e saj angazhohet për trajtimin e problemeve komplekse sociale, për krijimin e një ambienti sa më të favorshëm socio-ekonomik, që përfshin edhe të drejtat e grave, për të shmangur rritjen e pabarazisë gjinore dhe për të siguruar edukim dhe zhvillim të qëndrueshëm, në një mjedis gjithëpërfshirës për të gjitha komunitetet.

Përmes iniciativave të ndryshme mbështetëse, EKW synon të përmirësojë përfshirjen ekonomike të grave,veçanërisht përmes vetëpunësimit, i cili mbetetnjë sfidë e rëndësishme shoqërore. Ne avokojmë për politikagjithëpërfshirëse gjinore në të gjithasektorët, me një theks të veçantë në krijimin e kushteve të favorshme për gratë në zonat rurale.

EKW në partneritet me Caritas Zviceran në Kosovë për mbështetjen e zbatimit të programit EREA, ka një rol kyç në përmirësimin e pozicionit të qëndrueshëm të grave ruraledhe grupeve të margjinalizuara të angazhuara në bujqësi në Kosovë.

Bujqësia është një sektor kyç në ekonominë e Kosovës, ku shumë biznese janë të udhëhequra dhe të drejtuara nga familjet. Megjithatë, shumë prej këtyre bizneseve përballen me sfida të mëdha në menaxhimin e tyre. Disa prej sfidave kryesore përfshijnë mungesën e njohurive dhe aftësive të mjaftueshme në planifikimin dhe menaxhimin strategjik, përcaktimin e roleve dhe përgjegjësive, strategjive për zgjerimin e biznesit, si dhe vështirësitë në përshtatjen ndaj ndryshimeve në treg dhe teknologjive të reja. Këto sfida ndikojnë negativisht në efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë e bizneseve familjare në sektorin e bujqësisë.

Fillimisht, është e rëndësishme të bëhet identifikimi i nevojave dhe sfidave brenda sektorëve të Produkteve pyjore jodrusore – bimëve mjekësore dhe aromatike, frutave manore dhe përpunimit të frutave dhe perimeve. Një analizë e tillë do të ofrojë një pasqyrë nevojave dhe sfidave të ndryshme të këtyre sektorëve dhe bizneseve familjare që veprojnë në këta sektorë. Analiza e zhvilluar dhe takimi me biznesetfamiljare do të ndihmojë në zhvillimin e planit të mentorimit të personalizuar që i adresojnë ato. Përveç kësaj, procesi i mentorimit dhe përmirësimi i aftësive të menaxhimit të biznesit do të ndihmojë në fuqizimin e grave në bizneset përkatëse, duke i pajisur ato me aftësi dhe njohuri të nevojshme për të pasur një rol më të fuqishëm brenda biznesit familjar, veçanërisht në aspektin e vendimmarrjes. Fuqizimi i tyre në këtë aspekt do të ketë ndikim pozitivnë funksionimin e përgjithshëm të bizneseve dhe do të kontribuojë në barazi më të madhe gjinore brenda strukturave të biznesit familjar.

  1. Objektivi i detyrave:

Objektivi kryesor është mbështetja e bizneseve familjarepër të ngritur kapacitetet e tyre në menaxhimin e biznesit, në mënyrë që të adresojnë në mënyrë efektivesfidat unike me të cilatpërballen në kontekstin lokal. Kjo bëhet përmes mentorimit dhe trajnimeve të synuara për biznese familjare që operojnë në tre sektorët e bujqësisë (frutat manore: mjedra, boronica, dredhëza dhe frutat të tjera manore, produktet pyjore jo-drusore, bimët mjekësore dhe aromatike si dhe përpunimi i pemëve dhe perimeve). Qëllimi është forcimi i kapaciteteve të këtyre bizneseve për zhvillim të qëndrueshëm, përmirësimi i operacioneve të tyre dhe zbatimi i zgjidhjeve praktike e të përshtatura me kontekstin lokal, që kontribuojnë në suksesin e tyre afatgjatë.

Konkretisht, objektivat janë:

  1. Identifikimi i nevojavedhe sfidave - të bëhet identifikimi dhe analizimi i nevojave dhe sfidave brenda sektorëve të produkteve pyjore jodrusore – bimëve mjekësore dhe aromatike, frutave manore dhe përpunimit të frutave dhe perimeve. Ky proces do të bazohet në hulumtime ekzistuese dhe intervista me organizata që kanë zhvilluar kërkime në këto fusha. Synimi është të hartohet një përmbledhje e sfidave më të rëndësishme, të cilat do të adresohen në bashkëpunim me bizneset familjare të përzgjedhura për ndërhyrje pilotuese.
  2. Mentorimi - ofrimi i mbështetjes së strukturuar për bizneset familjare në zbatimin e ndërhyrjeve përmes zhvillimit të kapaciteteve dhe udhëzimeve praktike. Procesi përfshin takime, mentorim të drejtpërdrejtë, hartimine planeve të veprimit të përshtatura sipas nevojave të secilit biznes, ndjekjen e implementimit, si dhe ofrimin e këshillave të vazhdueshme për përmirësim të mëtejshëm.
  3. Monitorimi -të vlerësohet zbatimi i ndërhyrjeve të propozuara dhe të sigurohet që aktivitetet e mentorimit kanë prodhuar rezultatet e pritura. Ky proces do të përfshijë vizita në terren, konsultime me bizneset familjare dhe mbledhjen e të dhënave për të matur progresin dhe ndikimin. Përmes monitorimit do të identifikohen edhe mundësitë për përmirësime të mëtejshme dhe përshtatje të ndërhyrjeve, duke siguruar që qasja të jetë e qëndrueshme dhe e përshtatur me nevojat reale të bizneseve. Gjithashtu, monitorimi do të përfshijë edhe tri biznese familjare të cilat janë trajnuar gjatë vitit të kaluar në kuadër të projektit EREA, me qëllim të vlerësimit të ndikimit të ndërhyrjeve të mëparshme, identifikimit të përparimeve dhe sfidave të vazhdueshme, si dhe sigurimit të një pasqyregjithëpërfshirëse të ndikimittë projektit në kohë.
  4. Raportimi - përgatitja e një raportipërfundimtar që përmbledh të gjitha aktivitetet e realizuara, gjetjet kryesore, sfidate identifikuara dhe rekomandimet për ndërhyrje të ardhshme. Raportido të përfshijë gjithashtu vlerësimin e progresit të bizneseve të përfshira, përshkrimin e qasjeve të mentorimit dhe analizën e ndikimit të ndërhyrjeve. Pjesëe procesit të raportimit do të jenë edhe rishikimet e bëra në bazë të komenteve dhe sugjerimeve nga EKW dhe ekipi i EREAs, me qëllim që raporti final të reflektojë në mënyrë të saktë dhe gjithëpërfshirëse përvojat dhe rezultatet e arritura gjatë projektit.

Një fokus i rëndësishëm i këtij angazhimiështë fuqizimi i grave brendabizneseve familjare, veçanërisht në rritjen e përfshirjes së tyre në proceset vendimmarrëse. Trajnimi dhe mentorimi duhet të përshtaten në mënyrë që të nxisin zhvillimin e aftësive lidershipi dhe menaxheriale tek gratë, duke u mundësuar atyre të luajnë rol aktiv në drejtimin strategjik të biznesit. Kjo qasje kontribuon jo vetëm në barazinë gjinore, por edhe në forcimin e strukturës organizative dhe konkurrencës së bizneseve familjare.

  1. Ecuria e punës:

Procesi i angazhimit fillon me identifikimin dhe analizimin e nevojave dhe sfidave brendasektorëve të produkteve pyjore jodrusore – bimëve mjekësore dhe aromatike, frutave manore dhe përpunimit të frutave dhe perimeve. Kjo fazë do të mbështetet në të dhëna nga hulumtime ekzistuese dhe intervista me organizata që kanë përvojë dhe njohuri në këto fusha.

Mentorimi do të zhvillohet në bazë të një qasjeje praktike dhe pjesëmarrëse. Fillimisht, do të organizohen takime individuale me çdo biznes familjar për të kuptuar më mirë nevojat dhe sfidat specifike të tyre. Bazuar në këto takime, për secilin biznesdo të hartohet një plan pune i personalizuar, i cili do të shërbejë si udhëzues gjatë gjithë procesit të mentorimit. Mentorimi do të ofrohet përmes sesioneve të rregullta individuale, asistencës teknike dhe udhëzimeve praktike për zbatimin e ndërhyrjeve të parashikuara.

Pas përfundimit të fazës së mentorimit, do të realizohen vizita monitoruese në terren për të vlerësuar progresin dhe për të analizuar ndikimine ndërhyrjeve të zbatuara. Në procesin e monitorimit do të jenë tëpërfshira edhe 3 (tri) biznesetfamiljare të përfshira në procesin e trajnimeve të mbajtura vitin e kaluar, 2024, për të kuptuar ecurin e tyre në bazë të trajnimeve paraprake. E gjithë puna do të përmbyllet me përgatitjen e një raporti përmbledhës, i cili do të përfshijë rezultatet e arritura, mësimet e nxjerra gjatë procesit dhe rekomandimet për hapat e ardhshëm.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Kompania ose eksperti/ja e angazhuar do të jetë përgjegjës për:

  1. Identifikimin e nevojave dhe sfidave:
    1. Të zhvillohet një analizë e thelluar dhe intervista me organizata dhe aktorë relevantë që kanë kryer hulumtime dhe kanë eksperiencë të gjerë në sektorët e cekur si më lart. Qëllimi është të kuptohen më mirë sfidat dhe nevojat e specifikuara që bizneset familjare në këta sektorë hasin në menaxhimin e tyre të përditshëm. Intervistat duhet të përfshijnë bizneset dhe ekspertë të fushës për të mbledhurinformacion të plotë dhe të besueshëm mbi sfidat strukturore, ekonomike dhe menaxheriale.
    2. Bazuar në gjetjet nga analiza dhe intervistat, të përgatitet një përmbledhje e qartë dhe të detajuar e sfidave kryesore që këto biznese po përballen, si dhe mundësive për përmirësim. Kjo përmbledhje duhet të identifikojë aspektet kyçe që kërkojnë ndërhyrje, duke përfshirë menaxhimin e resurseve, fuqizimin e grave në vendimmarrje, dhe përmirësimin e kapaciteteve operative. Pasi të përmblidhen sfidat, të bëhet përzgjedhja e 4 bizneseve familjare, bazuar në nevojat dhe prioritetet e identifikuara. Bizneset duhettë përzgjidhen në përputhje me kriteret të qarta që sigurojnë se ato janë të gatshme dhe të motivuara për të marrë pjesë në programin e mentorimit dhe trajtimit të përshtatur.
  2. Zhvillimi i mentorimeve:
    1. Para fillimit të procesit të mentorimit, duhet të bëhet identifikimi dhe përzgjedhja e bizneseve familjare që do të mbështeten. Biznesetduhet të kategorizohen sipas nivelit të zhvillimit të tyre, nga ato më të strukturuara tek ato më pak të strukturuara dhe në bazë të kësaj kategorizimi, të përgatitet një modul trajnimi i përshtatur për secilën kategori.
    2. Të organizohet një takim hyrës me bizneset familjaretë përzgjedhura për të prezantuar qëllimin, qasjen dhe përfitimet e programit të mentorimit. Gjatë takimit, të bëhet një diskutim i hapur mbi pritjet dhe të adresohen sfidat që bizneset hasin në funksionimin e përditshëm.
    3. Bazuar në gjetjet nga analiza paraprake dhe diskutimet me bizneset, të zhvillohet një plan i strukturuar mentorimiqë përfshin objektiva të qarta, fushate ndërhyrjes, metodologjinë e punës dhe kohëzgjatjen për secilën temë.
    4. Të implementohet mentorimi në terren përmes takimeve individuale dhe sesioneve praktike, duke mbështetur bizneset familjare. Mentorimiduhet të fokusohetnë ndarjen efektivetë roleve brenda familjes, forcimin e rolit të grave në vendimmarrje, dhe ofrimin e zgjidhjeve konkrete dhe të zbatueshme që reflektojnë nevojat dhe kapacitetet e çdo biznesi.
  3. Monitorimi
    1. Të zhvillohet një plan i detajuarmonitorimi që përcaktonindikatorët kryesorë të performancës (IKP) për të vlerësuar efektivitetin dhe ndikimin e mentorimit dhe trajnimeve.
    2. Të kryhen vizita monitoruese në bizneset familjare të përzgjedhura. Gjatë vizitave, do të vlerësohet progresi dhe zbatimi i rekomandimeve të mentorimit, do të identifikohen sfidat e mbetura dhe mundësitë për mbështetje shtesë. Pjesë e vizitave duhet të jenë diskutime me menaxhmentin e biznesevepër të monitoruar avancimin dhe nevojat e mundshme për trajnime ose këshilla shtesë.
    3. Të zhvillohen vizita monitoruese për të vlerësuar implementimin dhe qëndrueshmërinë e rezultateve të trajnimeve të ofruara vitin e kaluar.Këto vizita kanë për qëllimtë analizojë nëse bizneset familjare paraprake kanë implementuar praktikat e reja të menaxhimit të ofruara gjatë trajnimit dhe mentorimit, dhe të verifikojnë ndikimin e këtyre ndërhyrjeve në rritjen e produktivitetit dhe konkurrencës së tyre.

  • Raportimi

Përgatitja e raportit përfundimtar që përmbledh të gjitha aktivitetet e realizuara, gjetjet kryesore, sfidat e identifikuara dhe rekomandimet për ndërhyrje të ardhshme. Raporti do të përfshijë gjithashtu vlerësimin e progresit të bizneseve të përfshira, përshkrimin e qasjeve të mentorimit dhe analizën e ndikimit të ndërhyrjeve. Pjesë e procesit të raportimit do të jenë edhe rishikimet e bëra në bazë të komenteve dhe sugjerimeve nga EKW dhe ekipi i EREAs, me qëllim që raporti final të reflektojë në mënyrëtë saktë dhe gjithëpërfshirëse përvojat dhe rezultatet e arrituragjatë projektit.

Rezultate e prituara:

  • Takime të rregullta me EKW, dhe sipas nevojësme ekipin CACH/EREA;
  • Takimet me shoqatat/organizatat dhe bizneset;
  • Në rast nevoje, zhvillimi i pyetësorëve për intervistat (lidhurme analizën);
  • Raporti fillestar pas vlerësimit në terren dhe pas analizave/intervistave;
  • Plani i trajnimeve/mentorimeve;
  • Mbajtja e trajnimeve/mentorimeve;
  • Plani i monitorimit;
  • Raporti final i detajuar/përfshirë të dhënat pas monitorimit.

Përshkrimi i punës dhe afati kohor:

Detyra pritettë përfundojë brenda4 muajsh, më së larguderi më 30 tetor 2025, duke ndjekurkëtë afat:

Muaji1:Analiza e sektorëve për identifikimin e nevojave dhe sfidave specifike.
Muaji1- 3:Hartimi i planit përmentorim dhe zbatimi i mentorimit
Muaji4:Zhvillimi i planit dhe zbatimi i monitorimit, si dhe raportifinal.
  • Koordinim dhe Raportim:

Koordinimi do të realizohet në mënyrë të rregullt mes të gjitha palëve të përfshira, për të siguruar që ndërhyrjet dhe aktivitetet të jenë të koordinuara dhe të zbatohennë mënyrë efektive.Kompania/eksperti do të punojë ngushtë me EKW dhe sipas nevojësme ekipin CACH/EREAdhe do të raportojë tek EKW.

  • Udhëtimet dhe akomodimi

Angazhimi parasheh udhëtime brenda territorit të Kosovës. Udhëtimet duhet të organizohen nga kompania/eksperti/ja dhe të gjitha shpenzimet e udhëtimit që lidhen me angazhimin do të mbulohen nga kompania/eksperti/ja i/e përzgjedhur.

  • Kualifikimet dhe përvoja:

Kompanitë/Ekspertët që aplikojnë duhet të plotësojnë kualifikimet e mëposhtme:

  • Përgatitje e avansuarprofesionale në fushëne menaxhimit të biznesit;
  • Të paktën 5 vjet përvojë pune në çështjeqë lidhen me menaxhimin e biznesit;
  • Përvojë e dëshmuar relevante në hulumtim, trajnim dhe mentorim në menaxhimin e biznesit familjar, sidomos në sektorin e bujqësisë, me fokus në barazi gjinore dhe përfshirje sociale;
  • Aftësi të avancuara profesionale dhe ndërpersonale:
    1. Aftësi të shkëlqyera në analizë dhe hartimin e raporteve;
    2. Njohuri të avancuara të gjuhës angleze, njohja e gjuhës serbe është përparësi;
    3. Aftësi të shkëlqyera bashkëpunimi/koordinimi.

  1. Procedurat e Aplikimit:

Kompanitë/Ekspertët e interesuar për këtë angazhim duhet të dërgojnë aplikimet e tyre me email me subjektin: "Aplikim për Mentorim në Menaxhimin e Biznesit Familjar”.

Aplikimi duhettë përfshijë dokumentet e mëposhtme:

  • CV, duke treguar të gjithë përvojëne kaluar, diplomasi dhe referencat profesionale;
  • Shprehja e interesit, e cila do të përfshijë metodologjinë gjithëpërfshirëse, planin e punës, përvojën e mëparshme që tregon njohuri për sektorin dhe qasjen e propozuar, e cila duhet të jetë e nënshkruar nga ana e ofertuesit;
  • Dokumentet e regjistrimit të biznesit (për kompani);
  • Ofertë financiare në formatPDF të nënshkruar. Për kompanitë oferta duhet të jenë pa TVSH.

Oferta duhet të dërgohet në dy emailatë ndarë:

  • Oferta teknike me dokumentet tjera të kërkuara duhet t'i bashkëngjiten një e-mail-i të dërguar në adresën [email protected] dhe [email protected]; me subjektin: "Aplikim për Menaxhimin e Biznesit Familjar”, jo më vonë se më 04/06/2025.
  • Oferta financiare dërgohet ndaras në një e-mail të dërguar në adresën [email protected] dhe [email protected]; me subjektin: "Aplikim për Menaxhimin e Biznesit Familjar”, jo më vonë se më 04/06/2025.
  1. Evaluimi i ofertave:

Aplikimet e paplota ose aplikimet e pranuara pas afatit të dorëzimit nuk do të merren në konsideratë.

Vlerësimi i ofertave do të bazohetnë parimin e "vlerës më të mirë për paratë" duke përdorur një metodë vlerësimi të poentuar për të vlerësuar kombinimin e kualifikimit të aplikantëve (80%) dhe propozimit financiar (20%).

Do të zgjidhet propozimimë i përgjegjshëm/përputhshëm/i pranueshëm, pasi ka marrërezultatin më të lartëtë kombinuar nga një vlerësimteknik dhe financiari poentuar specifikpër kërkesën. Ofertatdo të vlerësohen bazuar në kriteret teknike dhe kriteret financiare.

  1. Vlerësimi teknik (80%): [30% + 30% + 20% = 80%]
    1. Vlerësimi i përvojës profesionale (30%). Ekspertiza dhe përvoja: Numri i viteve të përvojës në fushat që lidhen me Termat e Referencës; Detyra të ngjashme;
    2. Vlerësimi i metodologjisë (30%);
    3. Vlerësimi i njohurive dhe punës në sektorë (20%).

Vetëm kompanitë/ekspertët që do të arrijnë pragun prej 60% të kualifikimit teknik dotë merren në konsideratë për vlerësimin financiar.

  • Vlerësimi financiar (20%)

Oferta me çmiminmë të ulët do të marrë gjithsej20 %. Ofertat e tjerame çmime më të lartado të marrin pikët përkatëse sipas formulës së mëposhtme: 20 * (Çmimi më i Ulët / Çmimi i Propozuar).

Vlerësimi përfundimtar do të jetë shuma e pikëve të marra nga vlerësimi teknikdhe financiar. Kompania ose eksperti/ja që arrin rezultatin më të lartë në vlerësimin përfundimtar do të kenë mundësinë të nënshkruajnë një kontratë me EKW për realizimin e detyrës. Në rast se kompania ose eksperti/ja e shpallur fitues nuk arrijnë të nënshkruajnë kontratën, EKW do t'i ofrojë kontratën kompanisë ose ekspertit/es që kanë arritur rezultatin e dytë më të mirë gjatë procesit të vlerësimit.

  • Kostoja e angazhimit dhe afati i aplikimit: Buxheti maksimal për këtë angazhimështë 10,000 Euro. Ofertat të dorëzohen jo më vonë se më 04/06/2025.