Përshkrimi i Detyrave – Operator i Makinerisë në Prodhim (Pasterizim)1 pozite
Operatori i makinerisë në sektorin e pasterizimit është përgjegjës për operimin, monitorimin dhe mirëmbajtjen bazë të pajisjeve të pasterizimit, duke siguruar që procesi i prodhimit të zhvillohet sipas standardeve të cilësisë, sigurisë ushqimore dhe procedurave teknologjike të kompanisë.
Kriteret dhe kushtet e nevojshme ;
- Diploma e shkollës së mesme
- Përvojë pune e mëparshme në operimin e makinerive të prodhimit,
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndjekur procedura teknike.
- Respekton rregullat e sigurisë në punë dhe standardet HACCP
Konkurs per punetor pastrimi ne prodhim. 1 pozite
- Pastrimi i hapësirave të brendshme të prodhimit sipas standardeve të higjienës industriale.
- Sigurimi që ambientet e punës ( dyshemetë, hapësirat për magazinim) të jenë të pastra dhe të sigurta për punë.
- Përdorimi i mjeteve dhe kimikateve për pastrim në mënyrë të sigurt dhe efikase.
- Raportimi i çdo problemi teknik ose papastërtie të pazakontë tek përgjegjësi.
- Bashkëpunim me punëtorët e prodhimit për të siguruar që proceset të mos pengohen gjatë pastrimit.
- Zbatimi i rregullave të mbrojtjes në punë dhe të politikave të kompanisë.
Apliko shpejtë përmes sistemit!