business

THIRRJE PËR OFERTË: “Ruajtja e biodiversitetit dhe përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike”

  • star Publikuar: 12-09-2024
  • star Skadon: 18-09-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani EC Ma Ndryshe
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 467

THIRRJE PËR OFERTË

EC Ma Ndryshe është organizatë jo-qevritare me baze në kominitet që përkrah qeverisjen demokratike dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm socio- ekonomik, kulturor dhe të gjelbër përmes edukimit dixhital, kujdestarisë mjedisore, mobilizimit të komuniteteve, avokimit për vendimmarrje publike me pjesëmarrje dhe kultivimit të partneriteteve strategjike.

Projekti “Ruajtja e biodiversitetit dhe përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike”, ka qëllim të zhvillojë kapacitete dhe ekspertizë për adresimin e sfidave mjedisore sa i përket ruajtjes së biodiversitetit dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, përfshirë diskutime të informuara mbi politikat publike, por edhe për të ndikuar aktivisht në hartimin apo ndryshimin e tyre.

Projekti “Ruajtja e biodiversitetit dhe përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike” synon të vlerësojë dhe të identifikojë zonat me biodiversitet të rrezikuar përfshirë analizën e detajuar të të dhënave klimatike dhe modelimin e skenarëve të ndryshimeve ekologjike, duke u fokusuar në ndikimet e ndryshimeve klimatike mbi ekosistemet. Bazuar në këto të dhëna, do të identifikohen habitatet që kanë nevojë për restaurim dhe menaxhim më të mirë.

Në kuadër të këtij projekti, EC Ma Ndryshe fton të gjitha kompanitë e kualifikuara të paraqesin një propozim të kombinuar teknik dhe financiar me dokumentet e kërkuara sipas thirrjes për ofertë për të ofruar shërbime të konsulencës per :

Hulumtimi, vlerësimi dhe zhvillimi i dokumenteve mbi biodiversitetin, ndikimin klimatik në biodiversitet, restaurimin dhe menaxhimin afatgjatë të habitateve.

Dokumentet e plota të tenderit mund të merren nga kompanitë e interesuara me paraqitjen e një kërkese në adresën: i[email protected] çdo ditë nga ora 09:00-15:00 deri me 17.09.2024.

Ofertat e derguara duhet të mbeten të vlefshme 15 ditë pas datës së dorëzimit.

Ofertat duhet të dërgohen në adresën e emailit: [email protected] më së voni deri më 18.09.2024 në orën 16:00. Ofertat që vijnë pas këtij afati dhe ato që nuk i përmbajnë dokumentet relevante, nuk do të konsiderohen.