business

Shoferë/e për shërbimin taksi

  • star Publikuar: 21-02-2023
  • star Skadon: 20-03-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Taksi
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 39010

Konkurs për shofere(ë) për shërbimin taksi

Jemi në kërkim për të plotësuar vendet e fundit të shofereve(ëve) për të ofruar shërbimin taksi – transportin e pasagjereve(ëve) në mënyrë të rehatshme, të sigurtë dhe me kohë. Nxitoni të bashkoheni me ekipin fantastik që kemi kriju.

Për t’u marrë parasysh aplikimi juaj, duhet të keni patent shoferi valid të lëshuar nga organet kompetente në Republikën e Kosovës si dhe historik të pastër të ngasjes/vozitjes pa kundërvajtje në trafik gjatë 12 muajve të fundit. Të keni parasysh se kandidatët nuk duhet të posedojnë veturat e tyre, kompania do të ofroj veturat e saj.

PËRGJEGJËSITË:

  • Planifikon itinerarin paraprakisht për të siguruar një udhëtim të përshtatshëm;
  • Merr pasagjeret(ët) nga pika e dëshiruar dhe në kohën e kërkuar;
  • Procedon pagesat dhe lëshoni fatura/kupona fiskal;
  • Ndihmon pasagjeret(ët) në ngarkimin dhe shkarkimin e valixheve;
  • Përcjellë njoftimet/raportet nga baza rreth kushteve atmosferike dhe të trafikut për planifikim më të mire;
  • Përshtatë itinerarin për të evituar trafikun e ngarkuar ose punimet në rrugë sipas nevojës;
  • Përgjigjet në kërkesat e pasagjerëve rreth lagjes apo vendeve me interes në Prishtinë;
  • Kufizon komunikimet me pasagjere(ë) vetëm në adresimin e kërkesave të tyre;
  • Sigurohet që të gjitha ulëset në vetura janë pastra dhe të rehatshme për të gjithë pasagjeret(ët);
  • Cakton kontrollën e rregullt të veturave dhe raportoni çdo defect apo parregullësi; dhe,
  • Rezervon shërbimin e auto-larjes dhe pastrimit gjeneral të veturës për mirëmbajtje të pastërtisë së hapësirës së brendshme dhe të jashtme të veturave.

KËRKESAT DHE AFTËSITË:

  • Përvojë e ngasjes së veturës (nuk kërkohet përvojë paraprake si shofere(ë) për transport të udhëtarëve);
  • Patent shoferi valid;
  • Historik të pastër të ngasjes/vozitjes pa kundërvajtje në 12 muajt e fundit;
  • Mprehtësi në të pamur (e përcaktuar me vizitë tek oftalmologja(u) pas përzgjedhjes së kandidates/it);
  • Njohuri e përdorimit të telefonave të mençur në sistemet Android ose iOS;
  • Njohuri e operimit të sistemeve GPS të navigimit;
  • Njohuri e zonave dhe lagjeve të Prishtinës;
  • Aftësi të ngritjes së pakove të rënda ose valixheve të kufizuara deri në 20kg;
  • Disponueshmëri për punë në fundjava apo në ndrrimin e natës në raste të veçanta;
  • Prirje për sjellje të mirë dhe profesionale;
  • Aftësi për të mirëmbajtur qetësinë në situata stresuese gjatë ngasjes (p.sh. trafik i ngarkuar);
  • Aftësi të komunikimi bazik në gjuhë angleze, përveç gjuhës shqipe; and,
  • Diplomë të shkollës së mesme.

APLIKIMI:

Kandidatet(ët) e interesuar duhet të na kontaktojnë përmes numrit të telefonit +383 48 745 785.