business

IT Auditor

  • star Publikuar: 18-10-2023
  • star Skadon: 25-10-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Teknologji Informative - ICT
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1436

Shield Recruitment & HR kërkon një IT Auditor (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillon dhe ekzekuton planin vjetor të auditimit në fushën e teknologjisë të informacionit (TI) duke përcaktuar objektivat e auditimit, kriteret e auditimit dhe duke identifikuar; rreziqet dhe kontrollet sipas praktikave të metodologjisë COBIT;
  • Dizajnon procedurat e testimit për të mundësuar analizimin dhe vlerësimin e përputhshmërisë së kontrolleve të TI për përmbushjen e objektivave të auditimit;
  • Ekzaminon kontrollet e brendshme të bankës në fushën e TI-së, sigurisë së informacionit, dhe të proceseve/funksioneve të ndërlidhura, me qëllim të vlerësimit të adekuatshmërisë së kontrolleve të TI-së;
  • Kryen auditime të kontrolleve të përgjithshme të TI-së (ITGC), të kontrolleve të aplikacioneve, të qeverisjes në TI, të vazhdimësisë së biznesit dhe rikthimit nga fatkeqësia, si dhe auditime të tjera speciale dhe të pa planifikuara;
  • Rishikon sistemet kompjuterike dhe proceset e ndërlidhura të bankës për të siguruar pajtueshmëri me kërkesat ligjore, rregullative, si pajtueshmëri me zbatimin e politikave dhe procedurave të brendshme të Bankës;
  • Përgatit raporte të rregullta të auditimit duke dokumentuar procedurat e auditimit, raporton mbi gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet;
  • Përcjell dhe monitoron zbatimin e implementimit të rekomandimeve të dhëna në auditimet e mëhershme të TI-së;
  • Të përfundojë auditimin dhe raportimin duke u mbështetur në regjistrat e raportit standard të auditimit të ndërtuar në aplikacion në përputhje me rregullat dhe rregulloret duke u bazuar në Planin vjetor të Auditimit;
  • Asiston në kompletimin e raporteve speciale, aty ku kërkohet dhe asistimi në auditimin e fushave tjera të bankës, sipas kërkesës së mbikëqyrësit direkt dhe hierarkisë raportuese të Departamentit;
  • Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura kryen edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet;

  • Diplomë universitare në lëmin e teknologjisë informative ose të ngjashme;
  • Mbi 2 vite përvojë pune, preferohet përvojë në Auditim;
  • Certifikim profesional ose vijim i programeve/kurseve në fushat e auditimit të TI-së (CISA CISM, CISSP, ITIL) ose të auditimit të brendshëm do të konsiderohet përparësi.
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Njohuri në teknologji informative (qeverisja në IT, menaxhimi i IT-së, monitorimi i IT-së, Sistemi i menaxhimit të sistemeve informative dhe komunikimit- COBIT).

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] ose mund të plotësohen direkt në Web faqen e Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 25 Tetor 2023 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.