business

DOKTOR/ESHË I/E MJEKËSISË SË PËRGJITHSHME (8), DOKTOR SPECIALIST I RADIOLOGJISË (1), INFERMIER/E (8), SHOFER (1)

  • star Publikuar: 28-12-2022
  • star Skadon: 10-01-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Kujdesi Shendetësor
Numri i pozitave 18
Vendi i punës Obiliq
Shikime 21948

Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të, Komunës së OBILIQIT dhe ISLAMIC RELIEF KOSOVA për implementimin e projektit “Projekti i Integruar afatgjatë - Nje rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Obiliqit” gjatë viteve 2022-2025” me pin kod 020_004574, ISLAMIC RELIEF për plotësimin e vendeve të lira të punës në pozitat: Doktor/eshë i/e Mjekësisë së Përgjithshme (8 pozita); Doktor Specialist i Radiologjisë (1 pozitë); Infermier/e (8 pozita); Shofer (1 pozitë), shpall këtë:

K O N K U R S

Titulli i punës: Doktor/eshë i/e mjekësisë së përgjithshme

Nr. i ekzekutuesve: 8 (tetë)

Numri i Referencës: IR/RKS/21-2022

Përshkrimi i punës:

ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së Obiliq të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Obiliqit - zonat rurale të komunës. Fokus mbeten vizitat në shtëpitë e pacienteve lehona dhe foshnjave të porsalindura, personave me aftësi të kufizuara, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Ofron shërbime shëndetësore në kuadër të QKMF-së dhe ose QMF-së
  • Siguron diagnostikimin dhe menaxhimin efektiv të pacientëve duke siguruar edhe referimin në Institucionet shëndetësore gjegjëse
  • Evidenton dhe përcjellë sëmundjet infektive sipas rregullave të IKSHP
  • I përmbahet etikës mjekësore
  • Kryen të gjitha punët e Mjekut gjatë orarit të punës
  • Bënë përcjelljen e të arriturave më të reja në lëmin e Mjekësisë Familjare
  • Të ketë vetë iniciativë dhe ti përmbahet etikës mjekësore
  • I raporton për çdo ndryshim dhe problem Përgjegjësit të QKMF-së dhe ose QMF-së
  • Sipas nevojës kryen edhe vizitat shtëpiake te pacientët kronik
  • Sipas urdhrit të Përgjegjësit të QMF-së kryen edhe punët tjera
  • Për punën e vet i përgjigjet Përgjegjësit të QMF-së
  • Propozon, konsultohet me kolegë për përcaktimin e diagnozës definitive të pacientit, duke i dhënë terapi adekuate
  • Jep këshilla-udhëzime me gojë dhe me shkrim për trajtim sa më të mirë të pacientit për të pasur sukses terapia
  • Bën ekzaminimin e përgjithshëm të pacientëve pa dallim përkatësie rreth aplikimit të mjekësisë familjare
  • Bashkëpunon ngushtë me stafin menaxhues të QKMF
  • Merr pjesë në të gjitha takimet profesionale për ngritje dhe edukim rreth mjekësisë familjare
  • Është përgjegjës/e për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në vendin e punës.

Edukimi dhe kualifikimi:

  • Diplomë Universiteti – Fakulteti i mjekësisë, drejtimi mjekësi e përgjithshme
  • Licenca për punë
  • Certifikata e lindjes
  • Certifikata shëndetësore
  • Vërtetimi që nuk është në hetuesi dhe nuk zhvillohet ndonjë procedurë penale ndaj tij/saj
  • Avantazhe shtesë kanë, specialistët pediatër, neonatolog, gjinekolog/obstetër, internist dhe specialist të fushave për kategoritë e pacientëve në fokus.

Aftësitë teknike:

  • Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese dhe komunikuese
  • Aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira pune
  • Njohuri në kompjuter

--------------------------------------------------------

Titulli i punës: doktor specialist i radiologjisë

Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)

Numri i Referencës: IR/RKS/22-2022

Përshkrimi i punës:

ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së Obiliq të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Obiliqit - zonat rurale të komunës. Fokus mbeten vizitat në shtëpitë e pacienteve lehona dhe foshnjave të porsalindura, personave me aftësi të kufizuara, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:

  • Drejtpërsëdrejti udhëheq dhe organizon punën në shërbimin për diagnostifikim radiologjik
  • Kryen të gjitha kontrollet specialistike radiologjike të parashikuara me plan dhe në kuadër të veprimtarisë, është përgjegjës/e për punën e kabinetit të radiologjisë
  • Përshkruan dhe jep diagnozën përfundimtare të të gjitha filmave të incizuar në kabinetin e rëntgenit (USG gjirit me Elastografi, Mamografi, Ortopanomografi
  • Ka për detyrim të perfeksionohet vazhdimisht në profesionin e tij
  • Ka për detyrë që infermierët e rëntgenit t’i udhëzojë vazhdimisht për incizimin korrekt pa rrezatim të pacientit
  • Është përgjegjës/e për planin e punës të diagnozës së rëntgenit
  • Ka për detyrë që pas arritjes së grafisë së caktuar të bëjë kontrollin brenda kohës mundësisht më të shkurtër mjekësore
  • Në raste urgjente është i/e detyruar që kontrollin ta bëjë menjëherë
  • Për punën e tij/saj i përgjigjet shefit të shërbimeve diagnostike, kryeshefit të QKMF-së dhe Drejtorit
  • Kryen edhe detyra tjera relevante në atë sektor.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Ofron shërbime shëndetësore në kuptimin cilësor e sasior, bazuar në nivelin profesional që ka
  • Mirësjellja, kujdesi dhe respektimi i pacientit dhe personelit
  • Pranimi, egzaminimi dhe trajnimi përkatës i pacientit
  • Kryen evidentimin e rregullt përmes dokumentacionit mjekësor të pacientit
  • Kryen vizitat e pacientëve sipas udhëzimeve
  • Kryen vizitat plotësuese – konsultative
  • Të ketë qëndrim dinjitoz dhe shembullor për të tjerët

Edukimi dhe kualifikimi:

  • Diplomë Universiteti – Fakulteti i mjekësisë, specializimi i Radiologjisë
  • Licenca për punë – Doktor specialist i radiologjisë
  • Certifikata e lindjes
  • Certifikata shëndetësore
  • Vërtetimi nga gjykata që nuk është në hetuesi dhe nuk zhvillohet ndonjë procedurë penale ndaj tij/saj

Aftësitë teknike:

  • Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese dhe komunikuese
  • Aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira pune
  • Njohuri në kompjuter

--------------------------------------------------------

Titulli i punës: INFERMIER/E

Nr. i ekzekutuesve: 8 (tetë)

Numri i Referencës: IR/RKS/23-2022

Përshkrimi i punës:

ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së Obiliq të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Obiliqit - zonat rurale të komunës. Fokus mbeten vizitat në shtëpitë e pacienteve lehona dhe foshnjave të porsalindura, personave me aftësi të kufizuara, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Pranon dhe triazhon pacientët
  • Përgatit pacientët për vizitë
  • Kryen punët administrative të dokumenteve shëndetësorë
  • Jep informata të sakta dhe të qarta pacientëve lidhur me kujdesin i cili u ofrohet në QMF PMF apo në terren
  • Administron dhe mban llogari për terapinë e përshkruar nga doktori
  • Ndërmerr të gjitha masat për parandalimin e të gjitha infeksioneve duke mirëmbajtur pajisjet e duhura për punë në QMF-PMF apo në terren
  • Merr anamnezë të saktë nga pacienti, mban evidencë, matë TA dhe asiston doktorin në kryerjen e punëve të përditshme
  • Kryen sipas nevojës punët e kartotekës, Intervencës, Patronazhit, Terrenit dhe Edukimit shëndetësorë
  • Kryen edhe punët tjera sipas urdhrit të Kryeinfermierit-ës së sektorit gjegjës, mjekut të ekipit dhe koordinatorit profesional të projektit
  • Bënë aplikimin e terapisë paranterale në teren në bazë të udhëzimit të Mjekut
  • Jep këshilla të duhura shëndetësore në teren për pacientët të cilët kanë nevojë për shërim të mëtejmë.
  • Ofron edukim shëndetësor shtesë për pacientët në teren.
  • Kryen detyra tjera relevante sipas pozitës.

Edukimi dhe kualifikimi:

  • Diplomë Universiteti – Bachelor ose Diploma e shkollës së mesme e mjekësisë
  • Licenca për punë
  • Certifikata e lindjes
  • Certifikata shëndetësore
  • Vërtetimi që nuk është në hetuesi dhe nuk zhvillohet ndonjë procedurë penale ndaj tij/saj

Aftësitë teknike:

  • Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese dhe komunikuese
  • Aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira pune
  • Njohuri në kompjuter

--------------------------------------------------------

Titulli i punës: SHOFER

Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)

Numri i Referencës: IR/RKS/24-2022

Përshkrimi i punës:

ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së Obiliq të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Obiliqit - zonat rurale të komunës. Fokus mbeten vizitat në shtëpitë e pacienteve lehona dhe foshnjave të porsalindura, personave me aftësi të kufizuara, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Bënë kontrollimin e veturës, autoambulancës dhe përgatit atë për çdo rast kur duhet të intervenoj mjeku në teren apo në qendrat më të mëdha si në Prishtinë dhe jashtë shtetit.
  • Për çdo dite mbanë evidencën e kilometrazhesh se kaluar dhe në fund të orarit ia dorëzon mjekut të ambulancës.
  • Po ashtu është i obliguar qe te vozisë ekipin mjekësor për kontroll në teren.
  • Kryen punët tjera nga fushë-veprimtaria e ndihmës së shpejt dhe punët që urdhërohen nga mjeku i qendrës.
  • Është përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në vendin e punës.

Edukimi dhe kualifikimi:

  • Shkollim i mesëm
  • Përvoja e punës 1 (një) vit;
  • Të ketë patentë shoferin Kategori B (e preferuar edhe kategoria C për shkak të mundësisë për vozitje jashtë shtetit)
  • Trajnimet (të dëshiruara);
  • Shkathtësi dhe aftësi personale për të punuar në grup.
  • Vërtetimi që nuk është në hetuesi dhe nuk zhvillohet ndonjë procedurë penale ndaj tij.

Aftësitë teknike:

  • Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese dhe komunikuese
  • Aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira pune
  • Njohuri të mira teknike për veturë.

Projekti “Projekti i Integruar afatgjatë - Një rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Obiliqit” gjatë viteve 2022-2025”

Bashkëfinancuesit: Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Obiliqit

Vendi i punës: Komuna e Obiliqit, Zonat rurale

Numri i Referencës: IR/RKS/23-2022

Kohëzgjatja e kontratës:Për të gjitha pozitat e lartshënuara është deri më 31 Dhjetor 2025 (aq sa zgjatë edhe bashkëfinancimi i projektit)

Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.

Mënyra e aplikimit:

Aplikimi bëhet vetëm duke dërguar CV-në tuaj në e-mailin: [email protected] dhe duke shënuar në subjektin e e-mailit titullin e pozitës për të cilën do të aplikoni.

Afati i aplikimit:

Nga data 28.12.2022 deri më 10.01.2023 ora 16:00. Aplikacionet pas datës 10.01.2023 ora 16:00 nuk do te merren në konsideratë.

Dokumentet e kërkuara: Dëshmi mbi shkollimin, licenca e punës, certifikatat e lindjes dhe ajo shëndetësore, vërtetimi që nuk jeni nën hetime dhe kopja e letërnjoftimit sillen ditën kur të ftoheni për testim.

SQARIM:

Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.

Për pozitat e cekura më sipër do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe do t’i nënshtrohen procedurave të testimit/vlerësimit.

Për datën dhe vendin e mbajtjes së intervistës kandidatët do të njoftohen me kohë përmes e-mailit.

Prishtinë, 28 Dhjetor 2022