business

Zyrtar për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit

  • star Publikuar: 24-01-2025
  • star Skadon: 31-01-2025
Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 70

Shield Recruitment & HR kërkon Zyrtar për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (1 Vend Pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës/e për monitoron transaksionet ditore dhe mbledhë informata për transaksionet e dyshimta dhe jo të rregullta, asiston në analizat e tyre dhe evidenton, transaksionet e dyshimta të raportuara në NjIF;
  • Kujdeset për raportim të rregullt dhe në kohë sipas Ligjit 05/L-096, duke qenë përgjegjës për përgatitje dhe dërgim të raporteve në para të gatshme në shumat e përcaktuara me ligj në NjIF si dhe raportet tjera;
  • Përdor sistemet e bankës për monitorimin e klientëve (AML Moduli, WorldCheck, Swift, CIF);
  • Përgjegjës për përgatitjen e kërkesave për informata nga BQK, NjIF, Gjykata, Policia e Kosovës, AKI, Eulex, Akk, Akp;
  • Monitoron implementimin e Politikave dhe Procedurave të brendshme për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
  • Përgatit dhe zbaton planin e aprovuar vjetor të monitorimit dhe trajnimit për punonjësit mbi zbatimin e politikave dhe procedurave për PPP/FT;
  • Këshillon degët dhe punonjësit e Bankës në zbatimin politikave dhe procedurave, me fokus në identifikimin klientëve apo transaksioneve të dyshimta lidhur me PPP/FT;
  • Këshillon degët dhe punonjësit mbi hapjen e llogarive të klientëve dhe klasifikimin e tyre në bazë të rrezikshmërisë;
  • Kontrollimi i swift transaksioneve;
  • Kujdeset për monitorimin e kredive të mbuluara me para të gatshme;
  • Mbanë trajnime për të gjithë punëtorët e Bankës për metodat e parandalimit të shpëlarjes së parave;
  • Viziton degët dhe nëndegët njëherë në vit për implementimin e PP për Parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, hapjet e llogarive, formularin e BQK-së etj;
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe sistemimin/fajllimin e dokumenteve përkatëse në baza ditore;
  • Raportim me kohë i incidenteve eventuale të riskut operacional konform procedurave në fuqi;
  • Raporton Departamentin përkatës në rast të dyshimeve/zbulimeve lidhur me ndonjë parregullsi qe mund te ndodhin ne lidhje me proceset e punes apo mos zbatimin e politikave dhe procedurave;
  • Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Bankën Ekonomike.

KUALIFIKIMET

  • Të ketë përgatitje të lartë shkollore;
  • Njohuri të mira të produkteve bankare;
  • Së paku 2 vit përvoje punë bankare në fushën e PPP/FT-së;
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze ;
  • Të posedoj aftësi të mira kompjuterike, sidomos përdorimit të Excel-it;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese;
  • Njohuri në raportimin në formatin XML;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 31 Janar 2025 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.