business

Njoftim për Furnizim me  Serra me sipërfaqe 100 m²   

  • star Publikuar: 29-08-2023
  • star Skadon: 12-09-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 250
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1036

Islamic Relief Kosova

Njoftim për Furnizim me Serra me sipërfaqe 100 m²

Data e përgatitjes së njoftimit: 29/08/2023

T-24/2023

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagja Katër Llullat
Qyteti: PrishtinëKodi postar: 10000Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+38344239349

Email: [email protected]

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, Bujqësi, Blegtori si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar/zhvillimor është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e 250 Serra për familjet përfituese të projektit“Forcimi i ekonomisë rurale dhe mundësitë e gjenerimit të ardhurave” ku do të bëhet për rreth 250 Serra me sipërfaqe 100 m² duke përfshirë 5 Komuna të Kosovës bashkë me të gjitha fshatrat e tyre ku do te përfiton nga një serre, përfituesit do te jene te gjitha fshatrat, ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar me të cilin Islamic Relief Kosova ne bashkëpunim e me drejtorit e bujqësisë do të bëjë implementimin e projektit.

Sasia e planifikuar për furnizim në këtë tender është 250 Serra me sipërfaqe 100 m² për secilën përfitues nga një, lokacioni ne 5 Komuna të Kosovës përfshire te gjitha fshatrat. Kjo është sasi e planifikuar dhe Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën e ndryshimit të kësaj sasie në bazë të nevojave nga përfituesit e këtij projekti.

Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova.

Periudha e Implementimit: Pjesa e pare nga data: 02.10.2023 deri me 30.11.2023 prej 150 Serra.

Pjesa e dyte nga data: 01.02.2023 deri me 30.04.2024 prej 100 Serra.

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Dokumentacioni ligjorLloji
1.Certifikate e BiznesitKopje
2.Certifikata e TVSH-sëKopje
3.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tenderE vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
4.Kontrata të natyrës së punëve te ngjashme, të përfunduara me Sukses gjatë 3 (tre) vitet e fundit, deri në datën e publikimit të këtij Njoftimi të Kontratës, Vlera Totale e Kontratave të puneve te ngjashme te jete min 300,000.00 EuroLista e Kontratave të natyrës së punëve te ngjashme ( serra), Listës së kontratave duhet ti bashkangjiten referencat ose procesverbalet e pranimeve teknike për kontratat e prezantuara në liste.
5.TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/20160.00

Specifikacioni i serrës nga konstruksioni metalik i zinkuar me sipërfaqe 100 m²

  • Serra “tunel”,me dimensione: gjatësia 20m, gjerësia 5m, lartësia 3.10m, gjerësia në mes mbajtësve 2.00 m;
  • Themelet stop të metalta (210x120x2mm), me anker bazë (Ø 32 thellësi 500mm) dhe ankera përforcues (Ø25, 2 copë thellësi 0.5m);
  • Konstruksioni i metalit tё zinkuar (shtyllat dhe harqet me gypa të zinkuar me profil Ø 42), të gjithë gypat tjerё të zinkuara Ø 25 me trashësi të mureve të gypave 2mm;
  • Përgjatë tërë gjatësisë së serrës për montim dhe demontim përdoren kapëset e plastikes;
  • Sistemi i ventilimit përgjatë tërë gjatësisë së serrës në lartësi 55-150 cm në të dy krahët (hapje e dritareve në dy anët përgjatë tërë serrës);
  • Dyert rrëshqitëse (1.5m x 2.0 m, 2 copë) në pjesën e përparme dhe të pasme;
  • Përgjatë tërë gjatësisë sё serrёs nё të jenë të vendosur gypat metalik horizontal pёr vendosjen e sistemin e mbështetjes të bimëve (telave mbajtës për bimë);
  • Folja për mbulim të serrës të jetë antidrip 150-180µ, qëndrueshmëri së paku 3 vite, e cila duhet të përmbajë aditiv special për kushtet klimatike të Kosovës;

Kuotimi financiar:

Specifikacioni i çmimeve për nje serre me siperfaqe 100m² me inpute

Nr.

Përshkrimi

Njesia

Sasia

Çmimi/ Njesi pa TVSH

Total pa TVSH

LOT I

1

Furnizimi dhe montimi i serres 100 m²

copë

1

Total €

Vërejtje: Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull ‘Oferta për Serra 100 m², - Islamic Relief Kosova ‘- duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj cdo thyerje te procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 12/09/2023 në ora 14:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.