business

Agjent i zhvillimit të tregut (në terren)

  • star Publikuar: 22-10-2025
  • star Skadon: 22-11-2025
Kompani Quaranta
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Ferizaj
Numri i pozitave 1

☕ QUARANTA shpall konkurs për pozitën: Agjent i zhvillimit të tregut (në terren)

Vendi i punës: Ferizaj

Kompania GM Albania L.L.C., e regjistruar në ARBK me numër identifikues 811365750, me qendër në Prishtinë, është përfaqësuese ekskluzive e brendit të njohur italian të kafes “Quaranta” dhe produkteve të saj premium.
Prej më shumë se 4 vitesh, kompania operon me sukses në tregun e Kosovës, duke u zgjeruar në të gjitha regjionet e saj.

🎯 Përshkrimi i pozitës:

Pozita e Agjent i zhvillimit të tregut ka për qëllim ndërtimin e partneriteteve të reja me subjekte që ushtrojnë aktivitet në sektorin e Hotelerisë, Kafeneve, Restoranteve, Pompave të Karburantit dhe Supermarketeve.

Kandidati do të jetë përgjegjës për identifikimin e mundësive të reja bashkëpunimi, zhvillimin e marrëdhënieve afatgjata dhe promovimin e brendit “Quaranta” në terren.

✅ Kualifikimet e kërkuara:

  • Eksperiencë në fushën e HORECA (Hoteleri, Restorante, Kafene)
  • Obligative eksperienca e njohjes me përfaqësuesit e lokaleve dhe bareve në terren (JO SHPERNDARES I KAFES)
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese
  • Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme
  • Patentë shoferi (Kategoria B)
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe dinamike në terren

💼 Kompania ofron:

  • Pagesë të kënaqshme + bonuse motivuese
  • Mbështetje nga stafi teknik dhe marketingu i kompanisë
  • Baza materiale dhe logjistike për punë në terren
  • Mundësi për bashkëpunim afatgjatë dhe avancim profesional

📩 Aplikimet:
Dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected]

--}}