business

Analist/e i/e biznesit


Ruaj
  • star Publikuar: 12-02-2026
  • star Skadon: 28-02-2026
Kompani KESCO Energy
Kategoritë Institucionet Qendrore
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Informacion

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i Sistemeve të Informacionit shpall konkurs pune:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Analizon proceset e biznesit dhe identifikon mundësi për optimizim dhe përmirësim të vazhdueshëm
  • Mbledh, dokumenton dhe menaxhon kërkesat e biznesit, duke siguruar përputhshmëri me objektivat organizative
  • Përgatit specifikime funksionale dhe dokumentacion të detajuar të proceseve
  • Vepron si urë lidhëse ndërmjet palëve të biznesit dhe ekipeve teknike, duke siguruar komunikim efektiv
  • Mbështet fazat e dizajnimit, zhvillimit dhe testimit të sistemeve
  • Merr pjesë aktive në proceset e UAT (User Acceptance Testing) dhe validimin e zgjidhjeve
  • Analizon boshllëqet e sistemeve ekzistuese dhe propozon alternativa efikase zgjidhjeje
  • Mbështet menaxherët e projekteve gjatë fazave të planifikimit, implementimit dhe dorëzimit
  • Siguron dokumentacion të qartë, të saktë dhe gjurmueshmëri të plotë të kërkesave

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, Inxhinieri, Sisteme Informacioni ose fusha të ngjashme
  • Përvojë si Analist/e i/e biznesit ose rol i ngjashëm
  • Përvojë me modelimin e proceseve (BPMN, diagrame rrjedhjeje, etj.)
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (në të shkruar dhe të folur)
  • Njohuri të avancuara në mjetet MS Office (veçanërisht Excel, Word, PowerPoint)
  • Njohuri mbi mjetet e bashkëpunimit dhe dizajnit si Figma, Canva dhe Jira
  • Aftësi të forta analitike dhe për zgjidhjen e problemeve
  • Aftësi për të dokumentuar qartë kërkesat e biznesit dhe funksionale
  • Aftësi të mira komunikimi dhe menaxhimi të palëve të interesuara
  • Preferohet përvojë me sisteme ERP (SAP, Oracle, etj.)
  • Preferohet njohuri mbi SDLC dhe metodologjitë e zhvillimit të softuerit
  • Preferohet përvojë në mjedise Agile / Scrum
  • Preferohet njohuri bazë të SQL ose analizës së të dhënave
  • Preferohet përvojë në sektorët e energjisë, shërbimeve publike ose infrastrukturës

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

  • KESCO beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

APLIKO KETU