Kompani
BPB - Banka për Biznes
Kategoritë
Teknologji Informative - ICT, Bankë
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
1528
Analist i të dhënave dhe AI (m/f)
Kompetencat
- Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Menaxhim të Informacionit, apo në një fushë tjetër të ngjashme.
- Eksperienca në SQL dhe Excel është e domosdoshme.
- Eksperienca në gjuhë programuese si Python, R përbën avantazh.
- Njohuri në algoritmet e ‘AI & machine learning algorithms’.
- Njohja në proceset bankare, përbën avantazh.
- Përvoja me mjete të inteligjencës biznesore dhe raportimit përbën avantazh.
- Aftësi shumë të mira të komunikimit, prezantimit dhe aftësi analitike.
Përshkrim i vendi të punës
- Mbledhja dhe analiza e të dhënave nga burime primare dhe sekondare.
- Mbështetja e zyrtarit për cilësinë e të dhënave, duke u konsultuar me pronarët e të dhënave dhe palët e tjera të interesuara për të identifikuar mundësitë e përmirësimit.
- Kërkimi dhe analizimi i praktikave të AI.
- Zhvillimi i modeleve të të dhënave dhe zbatimi i grupeve të të dhënave përkatëse.
- Koordinimi i kërkesave dhe projekteve të menaxhimit të të dhënave në bankë.
- Vendosja e indikatorëve kryesore të performancës (IKP) për të matur efektivitetin.
- Prezantimi i rregullt i statusit të projektit dhe IKP-ve në fushën e të dhënave.
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 25 gusht 2024.