Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Të tjera
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
11947
Shield Recruitment & HR kërkon një Zyrtar për Kontrolla Kreditore dhe Parandalimin e Mashtrimeve për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për menaxhimin e kontrollës si dhe parandalimin e mashtrimeve në nivel të Bankës të caktuara nga mbikëqyrësi;
- Kontribuon në hartimin e procedurave dhe dokumente tjera relavante për njësinë e kontrollës kreditore dhe parandalim te mashtrimeve;
- Mbanë trajnime për të gjithë stafin e Bankës lidhur me vetdijësimin nga mashtrimet e mundshme, si dhe harton plane apo strategji për zvogëlimin (parandalimin) e të gjitha mashtrimeve;
- Mbikëqyrë proceset e hetimit të mashtrimeve;
- Raporton të gjitha aktivitet e dyshimta;
- Përgjegjës për raportimin e të gjitha kontrollave kreditore në Bankë;
- Njofton të gjitha palët e involvuara me procesin e mashtrimit;
- Monitorim/kontrollim të dosjeve kreditore prej aplikimit deri te disbursimi sipas procedurave/kontratave;
- Rishikimin e dosjeve kreditore dhe verifikim të propozimeve kreditore përfshi kontrollin fizik të dosjeve në degë dhe kontroll nga zyra qendrore apo “desk review” përmes LM;
- Verifikimi dhe kontrolla e performaces së analistëve, vonesave dhe indikatorëve tjerë të rrezikut kreditor;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
Kualifikimet;
- Fakulteti Ekonomik ose të ngjashme;
- Preferohet mbi 4 vite përvojë bankare dhe njohuri të proceseve bankare;
- Mbi 2 vite përvojë pune në fushën e kontrollit kreditor dhe/apo të auditimit;
- Të ketë njohuri te përgjithshme mbi rrezikun operacional dhe rreziqet tjera në të cilat ekspozohet Banka ;
- Njohja e Gjuhës Angleze;
- Aftësi analitike dhe organizative.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] ose mund të plotësohen direkt në Web faqen e Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 14/07/2023 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.