Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Teknologji Informative - ICT
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
33096
Shield Recruitment & HR kërkon Asistent i IT-së (1 një vende pune) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ndihmon krijimin, funksionimin si dhe mirëmbajtjen e teknologjisë informative (IT) në Swiss Diamond Hotel, Prishtina;
- Përgjegjës që për çdo ditë të bëjë kontrollin dhe të mirëmbajë të gjitha ndërhyrjet eventuale në sistemin e harduerit dhe softuerit;
- Përgjegjës për evitimin dhe zgjidhjen e problemeve të cilat paraqiten në kompjuter te secili i punësuar, që ka të bëjë me sistemet harduerike dhe me sistemet softuerike, siç janë funksionimi i rrjetit, viruseve, fshirja e dosjeve; si dhe të pajisjeve përcjellëse si printer, skaner, fotokopje, etj;
- Ndihmon administrimin e llogarive kompjuterike (accounts), hapë postat elektronike (E-mail) për të punësuarit dhe mirëmban kompjuterët dhe serverin;
- Ndihmon mirëmbajtjen e Web faqes dhe administrimin e domenit;
- Ndihmon përditësimin e Web faqes me materiale të nevojshme;
- Ndihmon krijimin dhe mirëmbajtjen e arkivit elektronik të Swiss Diamond Hotel, Prishtina;
- Përgjegjës për punët që i përkasin njësisë së IT-së, në organizimin e forumeve, konferencave, seminareve dhe trajnimeve në Swiss Diamond Hotel, Prishtina;
- Ndihmon në administrimin e dhomës së serverit (Server Room);
- Përgjegjës për përkujdesje të sjellshme, miqësore, profesionale dhe xhentile ndaj klientëve;
- Ndihmon hartimin e raporteve për shpenzimet në njësinë e IT-së;
- Përgjegjës për zbatimin e politikave të hotelit;
- Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;
- Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L-06/082);
- Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
- Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
- Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë;
Kualifikimet:
- Përgatitje akademike (niveli bachelor) në fushën e teknologjisë informative;
- Të ketë së paku 2 (dy) vite përvojë pune në menaxhimin e teknologjisë informative;
- Integritet të lartë dhe etikë;
- Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi;
- I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil;
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze;
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] ose mund të plotësohen direkt në Web faqen e Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/asisteni-i-it-se/ deri me datë 04/07/2023 në ora 16:00
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.