business

Zyrtar i Lartë për Ndërtimtari (2)

  • star Publikuar: 28-04-2025
  • star Skadon: 25-05-2025
Kategoritë Komunë
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 35

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Prishtinë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i inxhinierisë së ndërtimit

Fusha e studimit: Inxhinieri e Ndërtimit, Inxhinier Strukturore, Inxhineri Arkitekturore, Inxhinieri Gjeoteknike, Hidroteknikë

Institucioni që zhvillon proceduren e rekrutimit: Komuna Prishtinë

Nr. i Referencës: RN00017709

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 25.04.2025

Afati për aplikim: 26.04.2025 - 25.05.2025


Pozitat aktualisht të lira

Nr

InstitucioniOrganizata / Vendi i punësTitulli i pozitës

Klasa e pozitës

Paga\ Koeficienti

Nr. i kërkuar

1

Komuna Prishtinë

Sektori i Menaxhimit të Kontratave të Ndërtimeve të Ulëta

/ Prishtinë

Zyrtar i Lartë për Ndërtimtari

Profesional 1

7.1

2

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Përcjell dhe zbaton ligjet dhe rregulloret përkatëse nga fusha e infrastrukturës rrugore dhe ajo e ujësjellësit/kanalizimit, përfshirëobjektet hidroteknike, duke respektuar planet e punës dhe afatet kohore në koordinim me mbikëqyrësin për realizimin e projekteve, kontratave dhe shërbimeve.
  2. Kryen detyrat e parapara në planet e punës të miratuara, në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve të caktuara.
  3. Menaxhon dhe mbikëqyrrealizimin e projekteve/kontratave të investuara nga komuna ose investues të tjerë për nevoja komunale, si në fushën e ndërtimit rrugor ashtu edhe atë hidroteknik.
  4. Udhëheq dhe menaxhongrupin e mbikëqyrjes së punimeve në kontrata, në harmoni me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
  5. Menaxhon kontratat në të dy fushat (infrastrukturë rrugore dhe ujësjellës/kanalizim), përfshirë objektet përcjellëse; mbikëqyr punimet, kontrollon dhe verifikon situacionet e përkohshme dhe përfundimtare të kontraktorit, si dhe përgatit pagesat.
  6. Menaxhon dhe kontrollon sasinë dhe cilësinëe materialeve të përdorura gjatërealizimit të projekteve në të dy sektorët.
  7. Ofron këshilla profesionale për stafin e nivelit më të ulët brenda njësisë organizative dhe për operatorët ekonomikë që zbatojnëprojektet/kontratat në të dy fushat,për mënyrën e realizimit të punimeve dhe përmbushjes së detyrave.
  8. Kryen në mënyrë të pavarur detyra profesionale të caktuara për nevojat e sektorit.
  9. Shqyrton kërkesat që lidhen me fushat përkatëse (rrugë, ujësjellës, kanalizim, objekte hidroteknike), si dhe kontrollon paramasat dhe parallogaritë për këto projekte.
  10. Koordinon punënme pjesët e tjera të institucionit dhe, sipas nevojës,komunikon me autoritetet e jashtme për çështje profesionale dhe procedurale.
  11. Kryen çdo detyrë tjetërshtesë në fushënprofesionale specifike, në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, që mund të kërkohet nga shefi i sektorit apo drejtori.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Diplomë e nivelittë pestë të KKK, për fushën e TIK.
  • Kërkesat specifike: Drejtimi: Inxhinieri e Ndërtimit, InxhinierStrukturore, Inxhineri Arkitekturore, Inxhinieri Gjeoteknike, Hidroteknikë
  • Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojëpune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të gjëratë fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulimtë rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).

Dokumentet që duhettë dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diplomaështë fituar jashtëvendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcaktonpozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtettjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekuraapo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik(Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 09/06/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë, janë si në vijim:

  • Ligji nr. 08/L-197 për zyrtar publik
  • Ligji për Kryeqytetin
  • Ligjet tjera zbatuese nga Komuna e Prishtinës.

***VËMENDJE:

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarë të tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë

të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP”.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit


Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesido të shpallet përmes portalitpër rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriterete konkursit, përmesdokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
  • Kandidatet fitues do të kenë mundësinë e përzgjedhjes së pozitës së lirë sipas radhitjes përfundimtare.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen