business

THIRRJE PËR APLIKIM: Zhvillimi i Strategjisë për Avokim dhe Komunikim dhe Planit të Veprimit për promovimin e shërbimit të strehimit familjar në Kosovë

  • star Publikuar: 24-10-2022
  • star Skadon: 01-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ftesa për Tender
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3317

THIRRJE PËR APLIKIM

Zhvillimi i Strategjisë për Avokim dhe Komunikim dhe Planit të Veprimit për promovimin e shërbimit të strehimit familjar në Kosovë

Lloji i shërbimitEkspert për zhvillimin e Strategjisë për Avokim dhe Komunikim dhe Planin e Veprimit për promovimin e shërbimit të strehimit familjar në Kosovë.
LokacioniKosovë
Afafi kohor/periudha implementuese8 ditë punë
Afati i fundit per aplikim 01 Nëntor 2022

Për organizatën:

“Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror- OFAP” është organizatë kombëtare humanitare, me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror në Kosovë. Misioni i organizatës është që çdo fëmije të braktisur dhe pa kujdes prindëror t’i ofrohet një familje e përkohshme që të jetoj, të rritet dhe të ndjehet pjesë e saj e të ketë dashurinë që i nevojitet.

Bazuar në nevojat e identifikuara në Kosovë, organizata OFAP që nga viti 1999 (ish organizata AiBi) përkrahë, mbron dhe promovon të drejtat e fëmijëve në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia.

Vështrim i përgjithshëm i programit

Në kuadër të projektit “Specializimi i familjeve strehuese dhe përkrahje familjeve strehuese tek farefisi për të ofruar shtëpi të sigurta, të qëndrueshme dhe edukative për vajzat dhe djemtë e cenueshëm në nevojë për vendosje të qëndrueshme familjare” i financuar nga UNICEF, është planifikuar edhe promovimi i shërbimit të strehimit familjar për fëmijët pa përkujdesje prindërore (të braktisur pas lindjes, të abuzuar, të neglizhuar dhe fëmijët me aftësi të kufizuara) e në nevojë për vendosje të përkohëshme në familje strehuese të aprovuara nga qendrat për punës sociale (QPS) në Kosovë. Ndaj, në bashkëpunim të ngushtë me punonjësit socialë të QPS-ve dhe me familjet ekzistuese strehuese projekti do të organizojë aktivitete ndërgjegjësuese dhe vetëdijësuese për të promovuar shërbimin e strehimit familjar tek publiku i gjerë dhe për të rritur numrin e familjeve strehuese për t’u përkujdesur për fëmijët pa përkujdesje prindërore.

Qëllimi i shërbimit:

Përmes kësaj thirrje për aplikim, OFAP synon të identifikoj një ekspert/e të kualifikuar dhe me përvojë, i/e cila do angazhohet në zhvillimin e Strategjisë për Avokim dhe Komunikim dhe Planin e Veprimit qe do përmbajë komponentet e nevojshme si qëllimin, objektivat, aktivitetet dhe iniciativa të cilat do duhet të ndërmerren dhe realizohen nga OFAP dhe akterët tjerë në nivelin qendror dhe lokal në promovimin e shërbimit të strehimit familjar dhe ndërgjegjësimin dhe ngritjen e vetëdijes së publikut të gjerë rreth rëndësisë së strehimit familjar si shërbim i rëndësishëm dhe i nevojshëm për fëmijët pa përkujdesje prindërore e në nevojë për përkujdesje të përkohëshme familjare.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Ekspertit/Ekspertes:

Nën mbikëqyrjen e përgjithshme të menaxhmentit të OFAP, eksperti/ja e përzgjedhur do të:

  • Organizojë takime, intervista dhe fokus grupe me stafin e organizatën OFAP dhe palët e interesit në nivel qendror dhe lokal, përfshirë edhe familjet aktive strehuese me qëllim të marrjes së informatave mbi situaten aktuale të strehimit familjar në Kosovë, si sukseset, mangësitë dhe pengesat e tanishme dhe identifikimin e mundësive të reja të cilat do ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm dhe avancimin e shërbimeve të strehimit familjar në Kosovë;
  • Hulumtojë praktikat më të mira, të qëndrueshme dhe të suksesshme të strehimit familjar në shtetet perëndimore dhe regjionale e të cilat mund të adaptohen dhe të realizohen edhe në Kosovë.
  • Hartojë draft Strategjinë e Avokimit dhe Komunikimit mbi rëndësinë e strehimit familjar, përfshirë edhe Planin e Veprimit për implementimin e kësaj strategjie.
  • Organizojë një punëtori një ditore me akteret kryesor nga niveli qendror dhe lokal për të prezantuar draft Strategjine dhe Planin e Veprimit dhe në bazë të komenteve dhe sugjerimeve të finalizohet Strategjia për Avokim dhe Komunikim për promovimin e strehimit familjar në Kosovë dhe Planin e Veprimit.

Njohuritë/Ekspertiza/Shkathtësitë e nevojshme:

Aftësitë minimale që kërkohen nga eksperti/ja:

  • Të ketë diplomë akademike në fushën e drejtësisë, shkenca sociale, pedagogji, sociologji (përparësi studimet post diplomike);
  • Njohuri të mira mbi format e mbrojtjës së fëmijëve pa përkujdesje prindërore në nevojë për mbrojtje sociale dhe shërbime shëndetësore, edukative, sociale dhe familjare;
  • Njohuri të mira të sistemeve të shërbimeve sociale, të drejtave të njeriut dhe të fëmijëve, çështjeve gjinore dhe barazisë.
  • Eksperiencë, përvojë e dëshmuar se paku tre vjeqare (rekord përvojash të mëparshme) në zbatimin e strategjive të ngjashme.
  • Qasje kreative dhe inovative.
  • Aftësi të mira komunikuese verbale dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Aftësi të mira në lehtësim të takimeve, punëtorive dhe të tjera sipas nevojës.
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe për të punuar në një ekip multidisiplinar.

Kushtet e pagesës

Pagesa do të bëhet në dy instalmente; 50% e shumës totale do procesohen pas pranimit të draftit të parë të Strategjisë për Avokim dhe Komunikim, dhe instalmenti i fundit (50%) do bëhet pas përfundimit dhe finalizimit të ofrimit të shërbimit sipas kritereve të parapara dhe marrëveshjes së realizuar.

Në rast të performancës së pakënaqshme: OFAP rezervon të drejtën të ndalojë të gjithë ose një pjesë të pagesës nëse performanca është e pakënaqshme, nëse puna/rezultatet janë të paplota, nuk janë dorëzuar ose për mospërmbushje të afateve. Performanca e kontraktorit do të vlerësohet në bazë të grupit të treguesve standard si: nëse janë përmbushur të gjitha qëllimet e përshkruara në ToR, nëse afatet e përcaktuara nga ToR janë përmbushur, kompetenca teknike dhe profesionale e demonstruar, cilësia/sasia e punës dhe rezultatet, përgjegjësia, marrëdhëniet e punës dhe komunikimi.

Kohëzgjatja e kontratës

Ky aktivitet do duhet të realizohet deri ne fund të muajit dhjetor 2022.

Politikat për mbrojtjen e fëmijëve:

Si kusht për të hyrë në marrëdhënie pune, Eksperti/ja e përzgjedhur do duhet të nënshkruaj Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve të OFAP dhe të respektojë termat dhe kushtet e saj.

OFAP ka një politikë të zero tolerancës ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual. Të gjithë punonjësit e OFAP dhe personeli i kontraktuar pritet të respektojnë standardet më të larta të sjelljes personale dhe profesionale në çdo kohë, dhe të ofrojnë ndihmë dhe shërbime humanitare në një mënyrë që respekton dhe nxit të drejtat e përfituesve dhe anëtarëve të tjerë të cenueshëm të komuniteteve lokale.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Curriculum Vitae –CV në formatin Evropian në gjuhën shqipe ose angleze;
  • Letër motivuese;
  • Metodologjia e Punës;
  • Dy apo më shumë referenca nga puna paraprake.
  • Dokument që nuk është nën hetime.

Aplikimi:

Të gjitha dokumentet e kërkuara në këtë ToR të dorëzohen në e-mail adresën: [email protected], jo më larg se me datë 01/11/2022 deri në ora 16:00.

*Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Varësisht nga cilësia e aplikacioneve dhe numri i kandidatëve të përzgjedhur në listën e ngushtë, OFAP mund të kërkojë nga kandidatët e listës së ngushtë t’i nënshtrohen testeve dhe/ose intervistave shtesë.

Në mungesë të aplikacioneve të përshtatshme, OFAP mban të drejtën që të mos përzgjedh asnjë nga kandidatët e paraqitur.