business

8 vende te lira pune

  • star Publikuar: 07-07-2023
  • star Skadon: 16-07-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Kujdesi Shendetësor, Arsim&Edukim
Numri i pozitave 8
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 17758

Bazuar në Statutin, Rregulloren për Gradat, Titujt, Zgjedhjen dhe Avancimin e Personelit Akademik, si dhe rregullat e brendshme të institucionit, Kolegji Heimerer shpall këtë:

Konkurs për zgjedhje të personelit akademik në programet:

  • Infermieri-Bsc, 2 pozita
  • Shkenca Shëndetësore Terapeutike: Profili Logopedi - Bsc, 1 pozitë
  • Shkenca Shëndetësore Terapeutike: Profili Ergoterapi - Bsc, 1 pozitë
  • Shkenca Shëndetësore Terapeutike: Profili Fizioterapi - Bsc, 1 pozitë
  • Kujdes Shëndetësor Dixhital (Digital Healthcare) – MSc, 1 pozitë
  • Punë Social - MSc. (Shkenca Sociale) 2 pozita

Kushtet për aplikim:

Kushtet për aplikim dhe për zgjedhje të stafit akademik janë të parapara me Ligjin e Arsimit të Lartë (Ligji nr, 04/L-037), me Statutin e Kolegjit Heimerer dhe me Rregulloren për zgjedhje dhe avancim të stafit akademik.

Të drejtë konkurrimi për pozitën e Mësimdhënësit kanë ata që plotësojnë kriteret më poshtë:

  1. Përvojë të suksesshme në mësimdhënie, hulumtimit dhe praktikës profesionale (bashkëngjit referencën).
  2. Diplomë Doktorature, ekuivalente me niveli e 8 të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe vendimi mbi nostrifikimin nga MASHT nëse grada është fituar jashtë Republikës së Kosovës.
  3. Publikime tё artikujve në revista, dhe forma tjera të shkrimeve akademike të publikuara nëpër revista ndërkombëtare. Sё paku 1ose 2 publikime nё revistat shkencore me impakt faktor >0 të indeksuara në databaza me renome në databazat Scopus ose WoS
  4. Pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si autor i parё në së paku 3 konferenca prej përzgjedhjes së fundit.

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • Formulari i Aplikimit,
  • Biografia në Europass (CV),
  • Dokument Identifikues valid i Republikёs sё Kosovёs, ose shtetit nga vini,
  • Kopjet e Diplomave të vërtetuara nga noteri (vendimi për nostrifikim për diplomat e lëshuara nga vendet jashtë Kosovës),
  • Kandidatet që aplikojnë për asistent duhet të sjellin edhe certifikatën e notave të studimeve të përfunduara,
  • Vendimi për thirrjen akademike paraprake,
  • Dëshmitë për publikimet shkencore me linqet e publikimeve,
  • Dëshmitë për pjesëmarrje aktive/pasive në konferenca vendore dhe ndërkombëtare,
  • Dëshmi për temat e mentoruara të studentëve,
  • Dokumente të tjera që përkojnë me kërkesat për thirrjen për të cilën aplikoni.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Dokumentet duhet të dorëzohen me kohë, komform afatit të konkursit. Dokumentet jo të plota do të ngelen të pashqyrtuara. Dokumentet duhet të dorëzohen tek Sekretarja e Kolegjit Heimerer, znj. Rina Halilaj në formë elektronike në email adresën [email protected]

Shkarko Aplikacionin

Për publikimet dhe librat nevojitet vetëm faqja e parë e artikullit ose kopertinës së librit.

Nëse dokumentacioni nuk është i plotë nuk do të dërgohet tek komisioni për vlerësim.

Konkursi mbetet i hapur nga data 06.07.2023 deri me 16.07.2023.