business

Zyrtar për Bujqësi

  • star Publikuar: 13-12-2023
  • star Skadon: 24-12-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Komunë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Zveçan
Shikime 946

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Zveçan shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Specialist i Bujqësisë, Pyjeve dhe Tokës

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Bujqësi

Klasa e pozitës: Profesional 2

Koeficienti/Paga: 4.75

Nr. i kërkuar: 1

Data e njoftimit: 24/11/2023

Afati për aplikim: 25/11/2023 - 24/12/2023

Institucioni : Komuna Zveçan

Departamenti: Departamenti i Pylltarisë, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Divizioni: Shërbimi për Bujqësi dhe Pylltari

Vendi i punës: Departamenti i Pylltarisë, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Nr. i Referencës: RN00012872

Kodi: RPC0006411

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  1. Përcjell në aspektin profesional zhvillimin e bujqësisë dhe jep këshilla profesionale fermerve; 2.Përcjell cilesin e prodhimit ,rendimentet e arritura etj;
  2. Siguron të dhëna mbi numrin e fermerve ,kapacitete e tyre bujqesore dhe propozon masat per mbshtetjen e tyre; 4.Organizon seminare dhe trajnime për fermere;
  3. Informon fermeret për projektet dhe programet e Drejtorisë për Bujqesi ,pylltari dhe zhvillim ruaral ,Ministrise se Bujqesise si dhe donatorev te ndryshum;
  4. Pregadit projekte per tiu mundesuar fermerve aplikimin ne programe te ndryshme per subvencione dhe grande etj;
  5. Punon sistematikisht ne ngritjen e kapaciteteve te tij profesionale duke percjell vazhdimisht inovacionet dhe rekomandimet e ekspertve te cialt pastaj i percjell tek fermeret;
  6. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret te cialt munde te kerkohen ne menyren te arsyeshme kohe pas kohe nga mbikqyresi.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve. Agronomi,Pylltari.Hortikulturë,Shkencat e Tokës);
  • Kualifikime të posaçme formale: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase;
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore (personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë vërtetimin e nostrifikimit të diplomës apo aktin që dëshmon se diploma e fituar jashtë vendit është nëprocedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë);
  • Kopjet e dokumentit personal (letërnjoftim ose pasaportë);
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
  • Certifikata nga gjykata kompetente që dëshmon se nuk jeni i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje (jo më e vjetër se 6 muaj);
  • Certifikatë shëndetësore që dëshmon se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetesore (dorëzohet para emërimit në pozitë);
  • Dokument që dëshmon se nuk keni në fuqi ndonjë masë disiplinore për shkelje të rëndë (nese aplikuesi ka punuar ose punon ne institucione publike).

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 08/01/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Kriteret specifike shtesë

//

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik
    (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

//

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen