business

Teknik të Mirëmbajtjes Elektrike dhe Mekanike

  • star Publikuar: 21-12-2023
  • star Skadon: 31-12-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2290

Koral Korporation Sh.P.K, Fushë Kosovë, rruga Nëna Tereze. Nr. i biznesit 810492629, është kompani që merrët me prodhimin dhe shitjen e produkteve të mishit, pemëvë dhe perimeve. Vepron në bazë të parimeve të qeverisjes korporative dhe është punëdhënës i besueshëm dhe atraktiv, qëllimi i së cilës është shtimi i prezencës së saj në treg.

Në harmoni me politikat e veta, Kompania Koral Corporation Sh.P.K shpall,

Konkurs publik

1. Teknik të Mirëmbajtjes Elektrike dhe Mekanike

Tekniku i mirëmbajtjes është përgjegjës për mbajtjen në punë të objekteve të kompanisë dhe riparimin e ҫfarëdo problemi që do të identifikohet para se ato probleme të përkeqësohen. Zakonisht nga tekniku i mirëmbajtjes kërkohet kryerja e një mori punësh të riparimit përreth dhe në objekte.

Detyrat dhe kriteret:

  • Kryerjen e mirëmbajtjes rutinore rreth dhe në objektet si dhe rregullimi i dëmëve në strukturën e fabrikave dhe depove si psh. dritare, dyer, drita, riparimin e gypave të ujit të thyer apo që rrjedhin për tu shmangur dëmeve nga uji dhe kthimin në funksion të plotë të tyre;
  • Rregullimet e kabllove të dëmtuara elektrike;
  • Inspektimet e rregullta ditore të pajisjeve ftohëse për Fabrikën e Mishit dhe riparimin e tyre nëse kanë mundësi apo raportimin e problemeve me kohë që të ndërmerren masat për vënien në funksion nga kontraktorët e jashtëm;
  • Zbatimin e masave preventive të makinave industriale për të zvogëluar rrezikun nga dështimet;
  • Inspektimet rregullta të temperaturave në komorat ftohëse, riparimin e problemeve të vogla apo raportimin e problemeve të mëdha në rast se nuk mund të kryhet nga burimet e brendshme;
  • Ndezja, inspektimi ditor i kaldasë së avullit, sistemit të zbutjes së ujit për kalda dhe monitorimin e nivelit të zbutjes sipas udhëzimeve të kontraktorit të jashtëm;
  • Inspektimi i rregullt i rezervuarve të gazit, gjeneratorit, impiantit për trajtimin e ujërave të ndotura, paneleve elektrike, ndërprerësve kryesor të energjisë elektrike, etj.;
  • Inspektimi i rregullt i kompresorëve të ajrit për objektet e kompanisë, përcjelljen e orëve të punës së tyre dhe organizimin e serviseve të rregullta të mirëmbajtjes;
  • Inspektimin e rregullt të objekteve të deposë frigoriferike, ndriqimin e tyre dhe elementet tjera të domosdoshme për qasje të sigurt.
  • Kryen edhe pune tjera me kërkesë të eprorit.


Kualifikimet e kërkuara:

  • Aftësi për tё zgjidhur problemet nё mënyrë proaktive;
  • Aftёsi organizative;
  • I saktë, analitik dhe sistematik;
  • Lojal dhe besueshëm;
  • I aftë tё punojë nën presion;
  • Tё jetë nё gjendje tё motivoj veten dhe tё tjerët;
  • Obligative patentë shoferi – minimum kategoria B.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] ose të lajmërohen në numrin e telefonit: +38348222318. Kandidatëve u garantohet diskrecion në procesin e rekrutimit.

Vendi i punës: selia e kompanisë – Fushë Kosovë.

Konkursi është i hapur deri më 31.12.2023, në orën 17.

Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen!