business

Zyrtar i Lartë Ligjor

  • star Publikuar: 15-01-2024
  • star Skadon: 09-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ligjore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Vushtrri
Shikime 1210

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Vushtrri shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit Specialistë Ligjor

Titulli i pozitës së punës Zyrtar i Lartë Ligjor

Klasa e pozitës Profesional 1

Koeficienti/Paga GJ28-5.64

Nr. i kërkuar 1

Data e njoftimit 10/01/2024

Afati për aplikim 11/01/2024 - 09/02/2024

Institucioni Komuna Vushtrri

Departamenti Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë

Divizioni

Vendi i punës Komuna e Vushtrrisë

Nr. i Referencës RN00013084

Kodi RPC0006623

1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të drejtorisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave;
  2. Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizondhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të drejtorisë dhe harton raporte mbi progresin e arritur si dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohen;
  3. Bën hulumtimedhe analiza që ndërlidhen me aktet normativebrenda fushës së përgjegjësisë së drejtorisë dhe jep rekomandime, këshilla, udhëzime për menaxhmentin e drejtorisë;
  4. Udhëheq grupetpunuese për hartimindhe zhvillimin e legjislacionit primardhe sekondar dhe ndihmon stafintjetër të drejtorisë për hartimin e legjislacionit si dhe siguron që përmbajtja dhe forma e projekt akteve normative të jetë e saktë dhe identike në gjuhët zyrtare;
  5. Siguron pajtueshmërinë e vendimeve të drejtorisë në raport me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës dhe akteve normative të komunës;
  6. Harton aktettjera juridike, kontrata, marrëveshje nga fushëveprimtaria e drejtorisë, metodologjinë dhe procedurat për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit si dhe jep opinione ligjore;
  7. Bashkëpunon me zyrën ligjoretë institucionit për përfaqësimin e drejtorisë në konteste gjyqësore dhe koordinon aktivitetet legjislative me institucionet tjera në fushën e legjislacionit;
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhjeme ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohennë mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

2. Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


3. Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve - Fakulteti Juridik;
  • Kualifikime të posaçme formale: Nuk kërkohen;
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojëpune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.


4. Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.


5. Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit (e dokumentuar me trust pensional);
  • Vërtetimin për zotësinë e plotë të veprimit;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
  • Certifikatën nga Gjykata (origjinali) - (pas pranimit në punë),
  • Certifikatën shëndetësore - (pas pranimit në punë);
  • Dokument që dëshmonse nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende (nëse aplikuesika punuar ose punon në institucione publike).


5. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 24/02/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )


7. Kriteret specifike shtesë

Nuk ka

8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

9. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët


10 Mënyra e aplikimit


11.Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-ov.net).
    Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.


Të dhëna shtesë:

Udhëzim për aplikim; Bashkangjitur keni linkun në youtube për mënyrën e aplikimit përmes sistemit - platformës

https://konkursi.rks-gov.net/ https:

https://www.youtube.com/watch?v=olwDDqCUeZI

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen