business

Operator i BAC-së

  • star Publikuar: 23-04-2024
  • star Skadon: 24-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani The Halo Trust
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Pejë, Gjakovë, Deçan, Istog, Klinë, Junik
Shikime 1398

Konkurs për punësim – Operator i BAC-së

RRETH NESH

The HALO Trust është organizata më e madhe humanitare ndërkombëtare e pastrimit të fushave të minuara dhe fushëbetejave, e cila operon në 30 vende dhe territore të botës dhe punëson 12,000 persona staf ndërkombëtarisht. Me projektin e themeluar në Kosovë më 1999, misioni i HALO-s është të mbrojë jetëra dhe të rivendosë jetesën për ata që preken nga minat tokësore dhe nën-municionet kasetore.

HALO është një punëdhënës i mundësive të barabarta dhe nuk do të diskriminojë asnjë kandidat në bazë të moshës, gjinisë, etnisë, fesë ose ndonjë karakteristike tjetër. Të gjitha rekrutimet kryhen në mënyrë transparente, me përzgjedhje të bërë vetëm në bazë të aftësisë. Gratë dhe pakicat inkurajohen të aplikojnë.

TITULLI: Operator i BAC-së (Pastrimit të fushë-betejave)

LOKACIONI: Rajoni i Dukagjinit

ORARI: I plotë

PËRSHKRIMI I PUNËS:

Operarator-i/ja i/e BAC-së është përgjegjës/e për pastrimin e UXO-ve (mjeteve të pashpërthyera) në Kosovë, në përputhje me rregullat e HALO-s dhe standardet kombëtare të HALO-s në Kosovë. Ata/o janë përgjegjës/e të raportojnë çdo eventualitet tek Udhëheqësi i Ekipit apo tek Ndihmës Udhëheqesi i Ekipit.

Puna si operator/e kërkon përgjegjësi të lartë,përkushtim dhe shëndet të mirë fizik si dhe shpeshherë nënkupton qëndrim në kampe larg shtëpisë, gjatë ditëve të punës. HALO kërkon punë ekipore dhe nga ju pritet të përfaqësoni mirë HALO-n, duke iu përmbajtur politikave të organizatës.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Kryen pastrimin e UXO-ve (mjetëve të pashpërthyera) në përputhje me Procedurat Standarde të Operimit të HALO Kosovë.
  • Ruan standarde të larta të sigurisë personale dhe të ekipit.
  • Përdor dhe ruan pajisjet në mënyrë të sigurtë dhe korrekte.
  • Ndjek udhëzimet e pastrimit të fushave nga Udhëheqesi i Ekipit dhe ngrit çdo shqetësim në kohën e duhur.
  • Ruan standardet profesionale të përpikmërisë dhe disiplinës, si në vendin e punës, ashtu edhe në kamp.

KUALIFIKIMET

  • Të jenë banorë të Republikës së Kosovës
  • Të jenë mbi moshën 18 vjeçare
  • Të kenë të përfunduar shkollën e mesme
  • Të kenë rekord të pastër kriminal nga Gjykata Themelore
  • Të kenë disponueshmëri për të punuar në tërë territorin e Kosovës
  • Të kenë disponueshmëri për të qëndruar në kamp
  • Posedim i patent shoferit (Kategoria B) konsiderohet përparësi

PËRFITIMET

Përfitimet e të punuarit me HALO-n:

  • Pagë konkuruese
  • Sigurim Shëndetësor dhe të Aksidentit
  • Mbështetje për kujdesin ndaj fëmijëve për fëmijë nga 6 muajsh deri në 8vjeç
  • Paketa gjithëpërfshirëse e pushimeve
  • Trajnimi i paguar
  • Kompensimi i ushqimit dhe akomodimi sigurohen kur kanditatët vendosen larg shtëpisë
  • Mundësi për avancim në karrierë

APLIKIMI

HALO do të ofrojë trajnime për të gjithë kandidatët e suksesshëm. Trajnimi do të mësojë të gjitha aftësitë e nevojshme për të kryer punën. Trajnimi do të mbahet kryesisht në selinë e HALO-s në Gjakovë, por me një kohë të caktuar në zonën e trajnimit të programit, në Glloboçicë. Për të kaluar trajnimin, kërkohet prania gjatë gjithë kohës. Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit, kandidatëve mund t'u ofrohet një pozitë me orar të plotë në ekip.

Të gjitha aplikacionet duhet të dërgohen në email adresën [email protected] apo fizikisht tek zyret e The HALO Trust, adresa: Dervish Shaqa pn, Osek Hilë, Gjakovë (nr.tel 048 492 770) duke përfshirë CV-në, kopje te letërnjoftimit dhe vërtetimin nga gjykata që nuk jeni nën hetime. Afati i fundit për aplikim: 24 maj 2024, deri në orën 16:00.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.