business

Jurist në Departamentin e Regreseve

  • star Publikuar: 29-05-2023
  • star Skadon: 05-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ligjore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 24302

Kompania e Sigurimeve

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.

shpall

K O N K U R S

për punë me kontratë në kohë të caktuar

Titulli: Jurist në Departamentin e Regreseve – (1) pozitë e lirë

Detyrat kryesore:

  • Vlerësimi i lëndëve për bazë juridike në procedurë regresi;
  • Angazhohet në teren, duke i identifikuar palët dhe vendos komunikim të drejtpërdrejtë, me qëllim të inkasimit të borgjeve që palët kanë ndaj kompanisë;
  • Përpilon padi, ndjek proceset gjyqësore dhe administrative;
  • Përpilimi i kërkesave të regresit dhe dërgimi i tyre tek personat juridik dhe fizik;
  • Përpilon cdo fillim muaj paditë regres të cilat lëndë pranohen nga dep.i dëmeve;
  • Kordinon me financen dhe interesohet për afatet e pagesave sipas marrëveshjeve;
  • Detyra tjera të caktuara nga Kryeshefi Ekzekutiv.

Vendi i punës: Prishtinë – Zyra Qendrore

Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:

  • Përgaditja e lartë arsimore (diplomë universitare në fakultetin juridik);
  • Përvojë pune së paku 2 vite, në lëminë profesionale;
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune në sigurime dhe njohje të gjuhës Angleze.

Të gjithë kandidatët/et përveç kushteve të veçanta, duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:

  • Të kenë aftësi të mira komunikimi;
  • Të jenë të aftë për punë në ekip dhe për punë në terren;
  • Të jenë kreativ, i motivuar dhe bashkëpunues;

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV,
  • Diploma, certifikime dhe trajnime relevante,
  • Dëshmi mbi përvojën e punës,
  • Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual.

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim për pozitën: Jurist në Departamentin e Regreseve”

Konkursi është i hapur deri me datën: 05-06-2023 ora 16:00.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë do të kontaktohen. Dokumentacioni i pakompletuar dhe aplikimet e dërguara pas afatit nuk do të merren në konsideratë.