business

Kordinator Regjional për sigurime – Ferizaj

  • star Publikuar: 29-03-2024
  • star Skadon: 05-04-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Ferizaj
Shikime 1458

Kompania e Sigurimeve

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.

shpall

KONKURS PUNE

Titulli: Kordinator Regjional për sigurime – Dega Ferizaj

Detyrat kryesore:

  • Kryen menaxhimin e përgjithshëm të degës;
  • Arritja e objektivave te shitjes, I përcaktuar nga Drejtoria Qendrore.
  • Planifikon, monitoron, kontrollon të gjitha operacionet dhe procedurat e shitjeve të kontratave të sigurimit;
  • Përgatitja e ofertave në baza ditore për klient individual dhe biznese për produktet e sigurimit;
  • Siguron zbatimin dhe implementimin e udhëzimeve për marrjen në sigurim me qëllim të realizimit të shitjeve dhe plotësimin e dokumentacionit për çdo policë sigurimi;
  • Mbledh primet, identifikon debitorët dhe mban evidenca të sakta lidhur me këto;
  • Prezanton dhe promovon shitjen e produkteve të SIGAL UNIQA në fushata dhe organizime të ndryshme;
  • Mbikëqyrë dhe informon çdo muaj Drejtorinë e Përgjithshme për veprimet e konkurrenteve në tregun e vendit;
  • Organizon dhe rregullon marrëdhëniet me klientë, bizneset private, institucionet publike dhe shoqatat;
  • Organizon periodikisht trajnime për stafin nën varësi e në bashkëpunim me Drejtorinë qendrore;
  • Përgatitja e barazimeve javore, mujore dhe raportimi i tyre dhe kordinimi me Drejtorinë e Përgjithshme;
  • Përgjigjet para Drejtorisë së Përgjithshme në lidhje me realizimin e objektivave të degës.
  • Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së punëdhënësit në përputhje me udhëzimet dhe procedurat e kompanisë të harmonizuara me legjislacionin në fuqi;

Vendi i punës: Dega Ferizaj

Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:

  • Përgatitja e lartë arsimore (diplomë universitare)
  • Përvojë pune mbi 5 vite, në lëmine profesionale, (preferohet përvoje menaxheriale)
  • Njohje e shkëlqyeshme e komunikimit në gjuhën angleze;

Të gjithë kandidatët/et duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:

  • Të kenë aftësi të mira komunikimi,
  • Të jenë të aftë për punë në ekip dhe për punë në terren;
  • Të jenë kreativ, i motivuar dhe bashkëpunues.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV me fotografi,
  • Diploma, certifikime dhe trajnime relevante,
  • Dëshmi mbi përvojën e punës,
  • Letër motivimi;
  • Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual.

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim për pozitën: Kordinator Regjional për sigurime – Dega Ferizaj

Konkursi është i hapur deri me datën 05.04.2024.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë në bazë të CV do të ftohen në intervistë.