business

Zyrtar Ligjor

  • star Publikuar: 06-04-2023
  • star Skadon: 20-04-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ligjore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 27484

SHPALLJE PËR VEND PUNE

OJQ "Zëri I Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians NGO) si rezultat i suksesit dhe procesit të zgjerimit, është në kërkim të plotësimit të pozitës:

Pozita: Zyrtar Ligjor

Vendi: Prishtinë

Orari: I plotë

____________________________________________________________________________

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofrimin e mbështetjes ligjore për hartimin e masave afirmative me bashkëpunëtorët dhe institucionet gjegjëse për regjsitrimin kolektiv të pronës përmes avokimit;
  • Finalizon dokumentacionet e nevojshme në harmoni me ligjet e Kosovës dhe standardet e aplikueshme evropiane;
  • Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i programit të banimit të organizates sipas kërkesës;
  • Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, Agjensionin për Krahasim dhe Verifikim, Agjensionin për Ndihmë Juridike Falas, Komunën e Fushë Kosovës, komunat e tjera target dhe institucionet tjera relevante për përfaqësimin e familjeve me probleme pronesore;
  • Verfikon që të gjitha kërkesat e prokurimit për fushën e banimit dhe aspektet e tjera të jenë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit;
  • Punon në teren ku është e nevojshme të mbështesë çështjet ligjore për familjet;
  • Përgatitë marrëveshjet me familjet përfituese, bashkëpunëtorët institucional dhe kompanitë private;
  • Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave me akteret që përfshihen në projekt.

Njohuritë dhe shkathtësitë

  • Njohuri dhe përvojë në fushën e hartimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit si dhe shërbimeve tjera juridike,
  • Njohuri të mira në legjislaturën dhe politikat e fushës së banimit, pronës dhe kadastrës;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
  • Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Njohuri të shkëlqyera në MS Office),
  • Gjuhë e shkëlqyeshme në të folur dhe të shkruar, aftësi në përpilimin dhe hartim të dokumenteve,
  • Njohuri të mira të Gjuhës Angleze

Kualifikimi I vlerësimit

Të gjithë aplikuesit e interesuar, të dërgojnë këto dokumente:

  • Diplomën universitare;
  • CV-në;
  • Rekomandime;
  • Dëshmitë nga përvojat paraprake të punëve të kryera,
  • Certifikatat e trajnimeve të mbajtura në fushat e lartëcekura.

Dispozitat përfundimtare

OJQ "Zëri I Romëve Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Ne i inkurajojmë kandidatët nga komunitetet: Rom, Ashkali, dhe Egjiptian (vajzat/gratë) të aplikojnë për pozitën e shpallur. Aplikimi realizohet përmes formës elektronike: [email protected]

Mos dorëzimi i plotë i dokumentacionit rezulton në mos pranimin e aplikacionit.

Për më shumë informata, ju mund të na kontaktoni në po të njejtin e-mail.

Afati I fundit për aplikimi është deri më datën 20.04.2023 në ora 16:00