business

Punëtor i infrastrukturës së rrjetës në Kroaci

  • star Publikuar: 05-05-2023
  • star Skadon: 05-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani PATELA GROUP
Kategoritë IT KARRIERA
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Split
Shikime 13313

Patela Group është kompani multinacionale e cila selinë e saj e ka në Kosovë. Veprimtaria e saj është në fushën e teknologjisë informative Networking dhe Telekom. Është themeluar në vitin 2019 dhe për 3 vite ka arritur të jetë prezente në 3 tregje atë të Kosovës, Kroacisë dhe Norvegjisë. Është kompani e cila ka potencial të lartë në zhvillim të vetin dhe si rrjedhojë edhe të stafit të saj. Në qoftë se jeni ambicioz/e për arritje profesionale në karrierë dhe dëshironi të sfidoheni me qështje internacionale atëherë PATELA është vendi ku ju duhet të jeni.

Ju falenderojmë paraprakisht për interesimin tuaj.

CV-të mund ti dërgoni në email adresën [email protected]

Në titullin e emailit tuaj ju lutem vendosne fillimisht “Pozitën” të cilën aplikoni pastaj “Emri dhe Mbiemri” i juaj.

Titulli:Punëtor i infrastrukturës së rrjetës në Kroaci
Përshkrimi i pozitës:Punëtor i infrastrukturës së rrjetës në Kroaci është përgjegjës për ekzekutimin e projektit të infrastrukturës së rrjetës FTTH.
Kërkesat për këtë pozitë:
  • Shkolla e mesme (e preferuar);
  • Përvojë e punës (e preferuar);
  • Aftësi të punojë në mënyrë të pavarur, duke menaxhuar ngarkesën e punës pa udhëzime të vazhdueshme;
  • Aftësi të mira analitike dhe vëmendje në detaje;
  • Aftësi të mira kordinuese me ekipin e adminitratës dhe operativës;
  • Aftësi të mira komunikative;
  • Aftësi të mira pune dhe energjik;
  • Njohuri në gjuhën Kroate niveli 2 – E preferueshme;
  • Njohuri në gjuhën Angleze niveli 2 – E preferueshme;
  • Aftësi të mira raportuese.
Departamenti përkatës:Departamenti i Operativës
Pozita superiore ku raporton:Udhëheqësi i Ekipit
Përshkrimi i detyrave të punës dhe përgjegjësive:
  • Asiston në çdo qështje që kërkohen nga kompania;
  • Ekzekuton punët konform planit dinamik që i përcaktohet nga kompania;
  • Organizon të gjitha qështjet tjera administrative të ndërlidhura me punën;
  • Krijon raportet e punës që i kërkohen nga kompania;
  • Kryen punë të tjera të cilat përcaktohen nga Menaxheri i Administratës së Projektit.
Trajnimet
  • Kompania organizon trajnimet e nevojshme për shfrytëzimin e aplikacionit të punës i cili kërkohet për ekzekutimin e punëve në terren;
  • Kompania organizon trajnime të nevojshme për ngritjen e aftësisë së punës.