business

Asistent/e Ligjor/e dhe i/e Burimeve Njerëzore

  • star Publikuar: 24-08-2023
  • star Skadon: 07-09-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Burime Njerëzore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1069

Korporata LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe korporatë e distribuimit të produkteve të ndryshme, e organizuar në katër (4) njësi në qytete të ndryshme të Kosovës, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendit të punës me datë 24 gusht 2023, shpall këtë:

K O N K U R S

Për pozitën:

  1. Asistent/e Ligjor/e dhe i/e Burimeve Njerëzore – Një (1) pozitë;
  • Vendi i Punës: Prishtinë.

Detyrat kryesore:

  • Merr pjesë në procedura të ndryshme të burimeve njerëzore;
  • Asiston në përgatitjen e Kontratave të punës dhe dokumenteve tjera të Departamentit;
  • Asiston në përpilimin e kontratave tjera të Departamentit ligjor;
  • Merr pjesë në procedura të ndryshme ligjore brenda dhe jashtë korporatës;
  • Asiston në kryerjen e punëve pranë institucioneve të ndryshme shtetërore dhe private;
  • Asiston në përgatitjen e dokumenteve dhe shkresave tjera të Departamentit Ligjor;
  • Merr pjesë në procedurën e rekrutimit dhe plotësimit të vendeve të lira të punës brenda korporatës;
  • Detyra tjera që janë në funksion të përmbushjes së detyrave nga ana e tij apo i kërkohen nga Udhëheqësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar nivelin e studimeve Bachelor në drejtimin Juridik, Burime Njerëzore apo të ngjajshme;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, analitike dhe hulumtuese;
  • Njohja e legjislacionit të Republikës së Kosovës, veçanërisht nga lëmia e marrëdhënies së punës;
  • Të ketë së paku një (1) vit përvojë në të njëjtin profil pune;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i/e gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Punë nga e hëna në të premten;
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.

Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:

  • CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: [email protected] të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni;
  • mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në Magjitralen Prishtinë – Ferizaj, km.7, Llapnasellë, Graçanicë, ose
  • duke plotësuar të dhënat tuaja përmes linkut në vijim: https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/ .

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 07.09.2023 në ora 17:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.