business

Tender: Kontratë kornizë për furnizimin, instalimin dhe servisimin e njësive të kondicionerëve sipas kërkesës së ITP-së

  • star Publikuar: 19-06-2024
  • star Skadon: 05-07-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ftesa për Tender
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prizren
Shikime 683

ITP Prizren bën shpalljen si në vijim:

Tender: Kontratë kornizë për furnizimin, instalimin dhe servisimin e njësive të kondicionerëve sipas kërkesës së ITP-së

ITP Prizrenfton kompanitë e kualifikuara të kërkojnë dokumentacionin përkatës lidhur me shërbimet si në vijim:

a) Furnizimi, instalimi dhe vënia në funksion i njësive të kondicionerëve të ajrit 9000, 12000 ose 18000 Btu
b) Servisimi standard i njësive ekzistuese të kondicionerëve 9000, 12000 ose 18000 Btu të cilat janë aktualisht të instaluara dhe janë në përdorim në ITP-së. Sipas udhëzimeve/manualit standard të prodhuesit:
i. Inspektimi i gjendjes së rripave, ventilatorëve, kanaleve dhe ekzaminimi i linjave të kullimit
ii. ;Inspektimi i motorit të ventilatorit dhe testimi i termostatit për të siguruar funksionimin e duhur;
iii. Pastrimi i pjesëve të ndryshme si kompresori, kondensatori, bobinat e avullimit, filtri, mbajtësi i ajrit dhe linjat e kullimit;
iv. Testimi/rimbushja e niveleve të ftohësit (gasit) dhe vëzhgimi i funksionit AC gjatë një cikli të plotë.
c) Shërbimet e çmontimit dhe riinstalimit për njësitë e kondicionerëve 9000, 12000 ose 18000 Btu.
d) Servisim standard i njësive ekzistuese të kondicionerëve Toshiba MMY-MAP0801HT8-E & MMY-MAP0601HT8-E të cilat janë aktualisht të instaluara dhe janë në përdorim në ndërtesat e Akomodimit të ITP-së. Sipas udhëzimeve/manualit standard të prodhuesit:
i. Inspektimi i gjendjes së rripave, ventilatorëve, kanaleve dhe ekzaminimi i linjave të kullimit;
ii.Inspektimi i motorit të ventilatorit dhe testimi i termostatit për të siguruar funksionimin e duhur;
iii.Pastrimi i pjesëve të ndryshme si kompresori, kondensatori, bobinat e avullimit, filtri, mbajtësi i ajrit dhe linja e kullimit;
iv. Testimi i niveleve të ftohësit dhe vëzhgimi i funksionit AC gjatë një cikli të plotë.

KËRKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT

Kërkesa për dokumentet e tenderit dhe pyetjet lidhur me aktivitetin duhet të dërgohen me e- mail me numër reference të lëndës: ITP/CP18, Kontratë kornizë për furnizimin, instalimin dhe servisimin e njësive të kondicionerëve sipas kërkesës së ITP-së [email protected] para datës 03.07.2024.

Zyrtari përgjegjës i ITP-së do të ju dërgoj dokumentet e tenderit brendaditës.

Të gjitha korrespodencat duhet të bëhen në gjuhën shqipe ose angleze.

Dorëzimi i tenderit:

Data e fundit për dorëzim të dokumenteve të tenderit është 05 korrik 2024 në orën 15:00.

Udhëzimet e detajuara lidhur me përmbajtjen e ofertës tuaj dhe si duhet të paraqitet ajo janë të përshkruara në Anexet (Njoftimi për tender, Përshkrimi I punës dhe Parallogaria). Nëse keni ndonjë pyetje shtesë lidhur me këtë çështje, ju lutem ta kontaktoni zyrtarin tonë të prokurimit përmes: [email protected]