business

Graphic Designer

  • star Publikuar: 24-01-2025
  • star Skadon: 02-02-2025
Kompani STAFFIX
Kategoritë Dizajn grafik
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 303


POZITA: Graphic Designer
REFERENCA: SX-24-007
QYTETI: Prishtinë
PAGA: 700 - 900€

staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Creative Consulting, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Graphic Designer. Ai ose ajo do të jetë përgjegjës për krijimin e përmbajtjes dhe materialeve të marketingut që përputhen me identitetin dhe qëllimet e klientëve.

PËRGJEGJËSITË:

  • Krijimi i përmbajtjes për rrjete sociale, duke u fokusuar në postime kreative dhe vizualisht tërheqëse, në përputhje me identitetin vizual të klientëve
  • Përgatitja e kampanjave digjitale, përfshirë edhe krijimin e materialeve si reklama, vizualë për evente dhe fushata të sponsorizuara
  • Dizajnimi i materialeve të printuara, si flyers, postera dhe broshura, për të përmbushur nevojat e marketingut të klientëve
  • Adaptimi i përmbajtjes sipas udhëzimeve dhe identitetit të klientëve, duke garantuar që çdo material reflekton në mënyrë të saktë vlerat dhe imazhin e tyre
  • Koordinimi me ekipin e marketingut dhe strategjisë për të zhvilluar ide kreative dhe realizuar projekte me sukses

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet të ketë të përfunduar studimet bachelor në dizajn grafik apo fushë të ngjashme
  • 2+ vite përvojë në fushën e dizajnit grafik
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar
  • Njohuri të shkëlqyeshme në programet si Adobe Photoshop, Illustrator dhe InDesign (After Effects është plus)
  • Aftësi të mira organizative për të punuar i pavarur dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente

OFERTA:

  • Pagë fillestare 700 deri në 900€ Neto, varësisht prej përvojës
  • Orari i punës prej 09:00 deri 17:00, nga e Hëna në të Premte
  • Laptop personal me pajisje përcjellëse
  • Snacks, kafe dhe pije
  • Mbështetje te zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale
  • Mundësi për të punuar me një ekip kreative dhe një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 02.02.2025. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.