business

SAP BASIS Administrator/e

  • star Publikuar: 09-04-2025
  • star Skadon: 30-04-2025
Kompani KESCO Energy
Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 574

Informacion

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i Sistemit Informativ më datë 01-04-2025 shpall konkurs pune:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Mbështetja teknike për sistemet SAP dhe menaxhimi i komunikimit drejtpërdrejt me SAP
  • Mbështetja për zhvillimet/përmirësimet dhe kopjet rezervë të sistemit për të siguruar që sistemi është i përditësuar
  • Administrimi i BASIS për SAP ERP, BW (Datasphere) dhe Utilities
  • Monitorimi dhe optimizimi në performancën e sistemit
  • Krijimi dhe mirëmbajtja e dokumenteve dhe procedurave teknike
  • Bashkëpunimi me ekipe ndërfunksionale dhe konsulentë për të kryer menaxhimin e përdoruesve, rolit, profilit dhe autorizimit
  • Merr pjesë në procesin e zhvillimit të projektit, duke ofruar mbështetje për menaxhimin e rolit, profilit dhe autorizimit
  • Analiza për të zgjidhur problemet
  • Ofrimi i mbështetjes në sistemin e transportit SAP
  • Vendosja dhe konfigurimi i sistemeve SAP për përdoruesit
  • Zgjidhja dhe mirëmbajtja e problemeve të integrimeve të sistemit SAP, siç është lidhja SAP - Datasphere
  • Merr pjesë në proceset e menaxhimit të ndryshimeve dhe mbështet migrimin e të dhënave, kontrollet e integritetit dhe raportet

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informative ose në një fushë të ngjashme
  • Certifikatat SAP e preferuar
  • Njohja e gjuhës angleze
  • Përvojë e dëshmuar në administrimin e SAP BASIS
  • Kuptimi i mirë i Service Level Agreements
  • Kuptimi i mirë i S4/HANA
  • Aftësia në sistemet e menaxhimit të bazës së të dhënave (p.sh. HANA, SQL Server, etj.) e preferuar
  • Aftësi të forta të të menduarit kritik, analitik dhe zgjidhjes së problemeve
  • Aftësi të shkathtësive të buta dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi
  • Përvojë me mjetet e vizualizimit të të dhënave dhe softuerin e përcjelljes së projekteve si Jira

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF: https://careers.kesco-energy.com/job-vacancy/1074

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

KESCO ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë kandidatët. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

APLIKO