Kategoritë
Ligjore
Numri i pozitave
4
Vendi i punës
Ferizaj
Shikime
10761
ZYRA E PERMBARUESIT PRIVAT BARDH B. TASHOLLI me seli ne Rr. Vllëzërit Gërvalla Ferizaj, p.n., shpall konkurs pune për këto pozita:
- ZYRTAR/E LIGJOR/E (2 pozita), dhe
- PRAKTIKANT/E (2 pozita)
Detyrat e Punës për Zyrtar/e Ligjor/e:
- Përgaditja, protokollimi i lëndëve përmbarimore
- Kontrollimi i shkresave të lëndëve të paraqitura nga kreditorët;
- Asistimi në përmbarime në terren, përfshirë procesin e regjistrimit dhe sekuestrimit të pengut të luajtshëm sipas dispozitave ligjore;
- Organizimi i daljes në teren me Zyrtarin Përmbarimor;
- Mbajtja e kalendarit për daljet në terren;
- Përcjellja e afateve pas veprimeve të ndërmarra në terren rreth daljeve në vazhdim;
- Monitorimi i lëndëve në procedurë përmbarimore;
- Komunikim profesional me palët në procedurë përmbarimore;
- Dorëzimi i shkresave në terren sipas nevojës;
- Njohuri te Ligjit të Procedurës Përmbarimore dhe ligjeve tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës;
Kualifikimet e kërkuara:
- Diploma ne Fakultetin Juridik, niveli Bachelor ose Master
- Aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme në gjuhën shqipe;
- Nivel të lartë profesional dhe integritet personal;
- Shkathtësi të avancuara komunikuese;
- Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës;
- I gatshëm që të punoj si pjesë e ekipit;
- I gatshëm të punoj nën presion të punës;
- Njohuri në Microsoft Office (Word, Excel, Outlook etj);
Detyrat e Punës për Praktikantin/Praktikanten:
- Asistimi në përmbarime në terren;
- Organizimi i daljes në terren me Zyrtarin Përmbarimor;
- Mbajtja e kalendarit për daljet në terren;
- Përcjellja e afateve pas veprimeve të ndërmarra në terren rreth daljeve në vazhdim;
- Monitorimi i lëndëve në procedure përmbarimore;
- Komunikimi me palët në procedurë përmbarimore;
- Dorëzimi i shkresave në terren sipas nevojës;
- Kryen punë dhe detyra tjera sipas nevojave te zyres;
Kualifikimet e kërkuara:
- Student i vitit të tretë apo absolvent/e në Fakultetin Juridik
- Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës;
- I/e gatshëm/e që të punoj si pjesë e ekipit;
- Njohuri në Microsoft Office (Word, Excel, Outlook);
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e cila duhet ti ketë të bashkangjitura dokumentet për përgaditjen profesionale, përvojën e punës, dhe një letër motivimi.
Dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen në e-mail adresën: [email protected].
Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas përshkrimit të pozitës ftohen në intervistë.
Konkursi është i hapur deri më datën: 10.02.2023.