business

 Zyrtar për Arkiv 1

  • star Publikuar: 13-12-2023
  • star Skadon: 24-12-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Komunë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Zveçan
Shikime 966

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Zveçan shpall:

Konkurs


Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.


Emri i grupit Specialistë i Administrimit të Përgjithshëm
Titulli i pozitës së punës Zyrtar për Arkiv 1
Klasa e pozitës Profesional 3
Koeficienti/Paga 3.86
Nr. i kërkuar 1
Data e njoftimit 24/11/2023
Afati për aplikim 25/11/2023 - 24/12/2023
Institucioni Komuna Zveçan
Departamenti Departamenti i Buxhetit dhe Financave
Divizioni
Vendi i punës Departamenti i Buxhetit dhe Financave
Nr. i Referencës RN00012871
Kodi RPC0006410

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Pranon dokumentet dhe lëndët për arkivim dhe kujdeset për arkivimin e tyre në përputhje me procedurat ligjore;
  2. Kujdesët për sistemin dhe mbajtjen azhure të lëndëve arkivore, si dhe propozon udhëzues të nevojshëm për funksionimin e arkivit;
  3. Mirëmban arkivin e veçantë për rastet e detajuar specifike dhe ruan paprekshmërin e informatave;
  4. Përkujdeset për seleksionimin e rregullt të lëndës arkivore;
  5. Ndërmerr veprime tjera të nevojshme për funksionimin sa më të mirë të ligjit mbi lëndën arkivore të Kosovës:
  6. Koordinon punën me nënpunësin që merret me postën për shpërndarjen e postës, shkresave jashtë dhe brenda institucionit;
  7. Kryen edhe detyrat tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.


Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve.
  • Kualifikime të posaçme formale: Nuk kërkohet ;
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike;
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore (personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë vërtetimin e nostrifikimit të diplomës apo aktin që dëshmon se diploma e fituar jashtë vendit është nëprocedurë të
    nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë);
  • Kopjet e dokumentit personal (letërnjoftim ose pasaportë);
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
  • Certifikata nga gjykata kompetente që dëshmon se nuk jeni i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje (jo më e vjetër se 6 muaj);
  • Certifikatë shëndetësore që dëshmon se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetesore (dorëzohet para emërimit në pozitë);
  • Dokument që dëshmon se nuk keni në fuqi ndonjë masë disiplinore për shkelje të rëndë (nese aplikuesi ka punuar ose punon ne institucione publike).

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 08/01/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

//

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
    Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

//

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen