business

Psikolog/e

  • star Publikuar: 14-10-2022
  • star Skadon: 21-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Diakonie Kosova
Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Mitrovicë
Shikime 3118

Konkurs

OJQ Diakonie Kosova (DiaKos) Projekti : Qendra Psikosociale për Traumaterapi–shpall konkurs:

Pozita: Psikolog/e (1 pozitë).

Orari i punës: 40 orë në javë

Vendi i punës: Mitrovicë e Jugut

Kohëzgjatja e angazhimit: 8 muaj Nëntor 2022 – Qershor 2023 (deri në rikthimin e psikologes aktuale nga pushimi i lindjes)

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin e Psikologjisë - studimet bachelor dhe master në Psikologji Klinike;
  • Licencë psikologu klinik;
  • Përvojë pune në këshillim dhe psikoterapi;
  • Gjuha angleze e obligueshme
  • Gjuha gjermane e preferueshme;
  • Aftësi të mira të komunikimit dhe ndërpersonale;
  • Aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse;
  • Aftësi kompjuterike;
  • Të jetë fleksibil në orar të punës;
  • Të mos jetë nën hetime (të paraqes dëshmi nga Gjykata).

Përgjegjësit dhe detyrat e punës

  • Ofrimi i trauma terapisë dhe këshillimit psikologjik për individë, familje dhe grupe.
  • Organizimi dhe ofrimi i trajnimeve grupore për rritjen e ndërgjegjësimit psikologjik.
  • Dokumentimi i seancave, protokoleve dhe trajtimi i klientëve në mënyrë konfidenciale.
  • Kryen edhe detyra të tjera të veçanta që lidhen me natyrën e punës së tij/saj dhe që i ngarkohen nga mbikëqyrës-i/ja.
  • Raporton tek mbikeqyrës-i/ja për të gjitha detyrat e kryera.

Të interësuarit duhet të dërgojnë CV me FOTO (kriter), letër motivuese, dokumente të tjera mbështetëse (diploma, certifikata trajnimi, referenca, dëshmi nga gjykata së nuk jeni nën hetime).

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen!

Afati për aplikim është: 14 Tetor 2022 deri 21 Tetor 2022.

Aplikacionet pranohen online në adresën elektronike: [email protected],(në subjekt shenoni pozitën për të cilën aplikoni).