
Kompania Gama Europharm kërkon të punësojë ekonomist i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për lëshimin e faturave, ndjekjen e pagesave, mbledhjen e borxheve dhe përgatitjen e raporteve financiare të lidhura me këto procese.
Detyrat kryesore:
- Lëshimi i faturave mujore dhe periodike për klientët;
- Mbajtja e evidencës së faturave të papaguara dhe afateve të tyre;
- Komunikimi aktiv me klientët për pagesat e prapambetura;
- Koordinimi i procesit të mbledhjes së borxheve në mënyrë efikase dhe profesionale;
- Përgatitja e raporteve të detajuara mbi arkëtimet dhe borxhet;
- Bashkëpunimi me kontabilitetin dhe drejtuesit për gjendjen financiare të klientëve;
- Menaxhimi i arkivës së faturave dhe dokumentacionit përkatës.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë ose fusha të ngjashme;
- Përvojë pune në sektorin e faturimit ose menaxhimit të borxheve (e preferueshme);
- Njohuri të programeve të kontabilitetit dhe Microsoft Excel;
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe të kujdesit ndaj detajeve;
- Aftësi të mira komunikuese dhe të negocimit me klientët;
- Etikë e lartë profesionale dhe diskrecion.
Te interesuarit/arat te dergojne CV e tyre ne emailin : [email protected]
Konkursi i hapur deri me 17.06.2025