business

Ftesë për Tender: “Shërbime të përkthimit për Projektet AQH dhe IHS”

  • star Publikuar: 31-01-2024
  • star Skadon: 22-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani AQH Project
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1382

Ftesë për Tender
31.01.2024

Referencë: ITT/AQH-IHS/2024/001

OJQ Swiss Tropical and Public Health Institute (Swiss TPH), zyrja ne Kosove, është duke zbatuar në Kosovë dy projekte: "Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH) dhe “Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS) për të kontribuar në përmirësimin e shëndetit të popullatës përmes kërkimeve te avancuara, shërbimeve dhe trajnimeve në Kosovë”

OJQ Swiss Tropical and Public Health Institute (Swiss TPH), zyrja ne Kosove me anë të këtij njoftimi fton kompanitë legale të interesuara për ofrimin e shërbimeve të përkthimt, që të dorëzojnë ofertat e tyre në përputhje me kushtet dhe specifikacionin e detajuar në dokumentacionin e tenderit. Projekti synon kontraktimin e dy kompanive legale për lidhjen e kontratës kornizë lidhur me:

“Shërbime të përkthimit për Projektet AQH dhe IHS”

Kompanitë e interesuara mund ta marrin dokumentacionin e tenderit, duke kontaktuar Zyrën e Projektit AQH në Kosovë, permes e-mail adreses: [email protected], ku duhet ta kërkojnë dokumentacionin e tenderit dhe më pastajë i njëjti do t`ju dërgohet në email. Të gjitha detajet e nevojëshme për aplikim i gjeni në dosjen e tenderit.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 21.02.2024 në ora 11:30 am, adresa: Rr. Tirana, Prime Residence, C 4/3, Hyrja D, Kati 6, banesa nr. 16, 17 & 18, 10000 Prishtinë, Kosovë. Ofertat duhet të dorëzohen ne formatin si vijon: 1 Origjinal + 1 kopje fizike të ofertës si dhe 1 USB apo CD- (forma elektronike e cila duhet ta permbaje te gjithe dokumentacionin e ofertuar nga OE) dhe se bashku duhet të dorëzohen në një zarf te vetëm te mbyllur. Oferta duhet drejtuar per AQH/IHS Projektet dhe ne zarf duhet të shenohet: “Sherbime te perkthimit per Projektet AQH dhe IHS”, dhe numri i references:

ITT/ AQH-IHS/2024/001.

Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni AQH Projektin në email adresën si mëposhtë: [email protected]

OJQ Swiss TPH, zyrja ne Kosove AQH dhe IHSProjektet