business

Këshilltar i Ndërmarrjes

  • star Publikuar: 27-09-2023
  • star Skadon: 12-10-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Hortikultura
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 909

27 .09.2023, Prishtinë

Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212, Rregullores mbi organizimin dhe sistematizimin e vendeve dhe detyrave të punës nr.1292 të datë:16.06.2023 si dhe Rregullores për procedurat e rekrutimit, mardhënien kontraktuale dhe avansim në detyrë në ndërmarrje me nr.1338 të datë:20.06.2023, si dhe email të dt.07.09.2023, konkursit paraprak me numër protokolli 2232.të dt.08.09.2023. NPL”Hortikultura” Rishpall këtë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të punës

1. Këshilltar i Ndërmarrjes

Numri i pozitave: 1

Niveli i pagës: 5

Kohëzgjatja e kontratës: 1 vit (me mundësi vazhdimi edhe 1 vit)

Kualifikimi:

  • Diplomë Universitare, së paku 240 ECTS fakulteti, ekonomik, juridik apo në fusha e ndërlidhura me aktivitetet me të cilat vepron Ndërmarrjap, përmbushë kushtet dhe kualifikimet sipas legjislacionit në fuqi
  • Së paku 4 vite përvojë pune në nivele të larta menaxheriale

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • këshilltari ndërmarrjes punon në varësinë e Kryeshefit Ekzekutiv dhe ka për detyrë:
  • të koordinoj punën me strukturat e tjera përgjegjëse për të harmonizuar kërkesat teknike e operacionale, faktorët humanë, financiarë dhe administrativë në hartimin; e projekteve afatshkurtra dhe afatgjata;
  • të paraqes para Kryeshefit Ekzekutiv projektet kryesore, duke analizuar qëllimin;
  • koston, menaxhimin e riskut, pajisjet, afatin kohor, resurset e kërkuara dhe ndarjen e punës për realizimin e këtyre projekteve;
  • të koordinoj punën me shefat e departamenteve për ndjekjen e ecurisë së projekteve;
  • të veçanta, për të konkretizuar zbatimin e tyre sipas specifikimeve të miratuara;
  • të raportoj në mënyrë periodike te Kryeshefi Ekzekutiv mbi ecurinë e projekteve në zbatim, efektshmërinë dhe produktivitetin e tyre;
  • planifikon dhe koordinon aktivitetet në kuadër të projekteve;
  • të kujdeset për organizimin, përgatitjen, protokollimin e mbledhjeve dhe të takimeve që drejtohen nga Kryeshefi Ekzekutiv, personalisht ose ta delegojë tek anëtarët tjerë të kabinetit;
  • të kujdeset për trajtimin e çështjeve konkrete mbi projektet të cilat i përcillen për
  • shqyrtim nga ana e Kryeshefit Ekzekutiv dhe raportimin para tij për përfundimin apo për probleme që lidhen me procesin e shqyrtimit të tyre;
  • të merret me shqyrtimin dhe përmbledhjen e informacionit javor apo mujor në lidhje me mbarëvajtjen e projekteve;
  • të bëjë shqyrtimin dhe përgjithësimin e problemeve të ngritura gjatë implementimit të projekteve;

Procedurat e konkurimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në Arkivën e Ndërmarrjes NPL”Hortikultura” SH.A apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën www.hortikultura-pr.com.

Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën, rr.Tahir Zajmi, pn në Prishtinë, apo përmes Postës së Kosovës.

Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontraktues si dhe email adresën.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

Aplikacionit duhet bashkangjitur:

-Formulari për aplikim i NPL”Hortikultura” SH.A

- dëshmit për kualifikim shkollor

- dëshmit për përvojen e punës

- kopjen e letërnjoftimit

-çertifikatën nga Gjykata e cila dëshmon që nuk është i/e dënuar(jo më të vjetër se gjashtë muaj)

Shënim: Aplikacionet duhet të dorëzohen të mbyllura në zarf, pranë zyrës së NPL”Hortikultura” SH.A rr Tahir Zajmi pn. Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë Brenda dy (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

Aplikacionet dhe dokumentacioni i pakompletuar sipas kërkesave të përcakuara në këtë shpallje si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit, nuk do të shqyrtohen.

Rishpallja është e hapur nga data 27.09.2023- 12.10.2023.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të NPL”Hortikultura” SH.A.