business

Specialist i Shërbimit për Klientë (2)

  • star Publikuar: 23-05-2024
  • star Skadon: 07-06-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Shërbim
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1521

Virtus Lending LLC është Institucion Financiar Jo-bankar (IFJB) i licensuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Ne ofrojmë kredi dhe financim për blerjen e automjeteve përmes lizingut financiar për të gjitha markat dhe modelet pa ndonjë kufizim të vitit të prodhimit. Me qëllim të zgjerimit të aktivitetit në tregun kredive dhe financimit të automjeteve, Virtus Lending LLC po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën e “Specialist i Shërbimit për Klientë”.

Pozita: Specialist i Shërbimit për Klientë (x2)

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgatit dhe përcjell aplikacionet e kredive që nga aplikimi deri në arkivimin e dosjes;
  • Ofron konsulencë financiare dhe shërbim cilësor për klientët;
  • Identifikon, vlerëson dhe bën zgjidhje për kërkesa të klientëve;
  • Komunikon me klientët në mënyrë verbale dhe të shkruar përmes kanaleve të komunikimit të kompanisë;
  • I përmbahet politikave dhe procedurave të shërbimit për klientë;
  • Arrin objektivat e shitjes sipas përcaktimit me menaxherin e linjës në baza javore dhe mujore;
  • Përfundon detyra të tjera në bazë të kërkesës së mbikëqyrësit;
  • Monitoron dhe raporton progresin e aplikacioneve të kredive;
  • Siguron që të gjitha dokumentet dhe procedurat janë në përputhje me politikat e brendshme të kompanisë.
  • Menaxhon dhe mirëmban bazën e të dhënave të klientëve;
  • Përgatitë analiza të rrezikut dhe vlerësime të kapaciteteve financiare të klientëve;
  • Siguron përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve dhe shërbimeve për klientët;
  • Pjesëmarrje aktive në trajnime dhe seminare për zhvillim profesional;
  • Ndihmon në zhvillimin e planeve për të përmirësuar përvojën e klientëve

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare në fushën e ekonomisë, marketingut ose fushëveprimeve të ngjashme;
  • Përvojë pune në fushën e shërbimit për klientë (preferohen aplikantë me përvojë në sektorin mikrofinanciar apo bankar);
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim, prezantim dhe negocim;
  • Aftësi për të menaxhuar kohën në mënyrë efektive;
  • Shkathtësi të mira kompjuterike dhe sistemeve të komunikimit me klientë;
  • Njohuri të arsyeshme të gjuhës angleze (e preferuar);
  • Përvoja e mëparshme në procesim të aplikacioneve për lizing dhe kredi konsiderohet si një avantazh i madh;
  • Aftësi analitike dhe vendimmarrëse të forta;
  • Fleksibilitet dhe adaptueshmëri ndaj ndryshimeve në treg dhe nevojave të kompanisë;
  • Përvojë në përdorimin e mjeteve dhe platformave për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët.

Çfarë ofron Virtus Lending

  • Pagë konkuruese + bonuse atraktive;
  • Ambient profesional i punës ku do të keni mundësi të përdorni njohuritë dhe aftësitë tuaja në mënyrë efektive për ngritje në karrierë.
  • Mundësi e madhe për të qenë pjesë e një kompanie inovative në procesin e zgjerimit në tregun e Kosovës dhe më gjërë.

Si të aplikoni

Dërgoni CV-në tuaj në adresën e e-mailit: [email protected] jo më vonë se 7 Qershor 2024. Ju lutem referojuni në e-mail titullit të pozitës për të cilin jeni duke aplikuar, psh “Specialist i Shërbimit për Klientë”. Vetëm kandidatët në listen e ngushtë do të kontaktohen.