
Kompania: “Albimi LTD” SH.P.K., me seli në Gjilan, e cila merret me zhvillimin, prodhimin dhe shitjen e bicikletave në tregun vendor dhe ndërkombëtar, i njohur përmes brendit: PILOT BIKE, aktualisht ofron mundësi punësimi me orar të plotë, për pozitat si në vijim:
- Udhëheqës Ekipi /Team Leader në Prodhim (2 pozita);
- Punëtor/e në Prodhim (10 pozita);
- Asistent/e Administrativ/e (1 pozitë) ; dhe
- Shofer (1 pozitë)
Vendi i punës: Gjilan.
Kualifikimi për pozitën nr. 1 dhe 2:
- Kandidati duhet të ketë të përfunduar së paku shkollën e mesme; dhe
- Përvoja e punës e preferuar (jo e detyrueshme).
Kualifikimi për pozitën nr. 3:
- Kandidati duhet të ketë të përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik (preferohet drejtimi Menaxhment, Marketing apo Banka, Financa dhe Kontabilitet)
- Përvoja e punës e preferuar (jo e detyrueshme).
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar për aplikim duhet të dërgojnë informatat e tyre ose Cv-në e tyre në e-mail adresën: [email protected] duke precizuar në subjekt pozitën për të cilën aplikojnë apo të paraqiten personalisht në zyrën e kompanisë me adresë: Rr. “Lidhja e Prizrenit”, p.nr., 60000 Gjilan, për plotësimin e aplikacionit.
Shënim shtesë:
Vajzat dhe gratë inkurajohen të aplikojnë dhe do të kenë përparësi gjatë përzgjedhjes.
Aplikimi mbetet i hapur deri më datë: 23.05.2025.