Shield Recruitment & HR kërkon Gjeodet/Topograf (kantier) ( 1 vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur në fushën e zhvillimit të projekteve dhe ndërtimit.
Vendi i Punës: Palasë/Himarë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryerja e matjeve topografike dhe gjeodezike në kantier;
- Piketimi i akseve, niveleve dhe elementëve të projektit;
- Kontrolli i zbatimit të punimeve sipas vizatimeve dhe koordinatave të projektit;
- Përdorimi i pajisjeve topografike si Total Station, GPS dhe nivel;
- Përpunimi dhe raportimi i të dhënave të matjeve;
- Bashkëpunimi me inxhinierët dhe stafin teknik të kantierit;
- Kontrolli periodik i saktësisë së punimeve të realizuara;
- Evidentimi dhe raportimi i problematikave teknike në terren;
- Mbajtja dhe organizimi i dokumentacionit teknik të matjeve;
- Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë në kantier;
Kualifikimet:
- Diplomë në Gjeodezi, Topografi ose fusha të ngjashme;
- Eksperiencë pune në kantier ndërtimi përbën avantazh;
- Njohuri në përdorimin e pajisjeve topografike dhe programeve AutoCAD/Civil 3D;
- Aftësi për të interpretuar projekte dhe vizatime teknike;
- Aftësi të mira organizative dhe pune në grup;
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi në realizimin e detyrave;
- Gatishmëri për punë në terren dhe në ambiente kantieri;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 14 Qershor 2026 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.