business

Praktikant/e në ekipin për menaxhimin e sigurisë

  • star Publikuar: 28-09-2022
  • star Skadon: 04-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani IPKO
Kategoritë Telekomunikim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 4072

Për të aplikuar: KLIKONI KETU

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Praktikant/e në ekipin për menaxhimin e sigurisë

Praktikanti/ja në ekipin për menaxhimin e sigurisë do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Siguron futjen me kohë dhe në bazë të procedurave të të dhënave për të gjitha shërbimet,.
  • Merret me tiketat e përditshme, vëren dhe eliminon aktivitetet mashtruese të klientëve që shkaktojnë humbe për kompaninë.
  • Përgatitë raporte dhe kryen analiza të përditshme për aktivitetet e pavërejtura mashtruese dhe humbjet.
  • Ekzekuton kërkesa për ngritjen e kufijve kreditor.
  • Merret me proceset e regjistrimit të klientëve nga distributorët e autorizuar..

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri në baza të të dhënave; shkathtësi të avancuara në kompjuter
  • Shkathtësi të fuqishme analitike.
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
  • Aftësi për të punuar nën presion.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze
  • Motivim për të përfituar njohuri të reja përgjatë programit të praktikes
  • Student/e ose i/e sapo diplomuar

Kandidati/ja i/e suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punes: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 04.10.2022.

Për të aplikuar: KLIKONI KETU