business

Zyrtar për Mbështetje Administrativo Teknike të Kuvendit Komunal

  • star Publikuar: 13-12-2023
  • star Skadon: 24-12-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Komunë
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3180

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Prishtinë shpall:

Konkurs

Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.


Emri i grupit: Specialistë i Administrimit të Përgjithshëm
Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Mbështetje Administrativo Teknike të Kuvendit Komunal
Klasa e pozitës: Profesional 3
Koeficienti/Paga: 4
Nr. i kërkuar: 2
Data e njoftimit: 24/11/2023
Afati për aplikim: 25/11/2023 - 24/12/2023
Institucioni: Komuna Prishtinë
Departamenti: Drejtoria e Administratës
Divizioni: Sektori për Punë të Kuvendit Komunal
Vendi i punës: Prishtinë
Nr. i Referencës: RN00012868
Kodi: RPC0006407

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Përgatit dhe dërgon të gjitha materialit e nevojshme për takimet e Kuvendit Komunal dhe takimeve të Komiteteve të kuvendit komunale,20%
  2. Siguron që materialet e Kuvendit Komunal, Komitetit për Politikë dhe Financa dhe procesverbalet e tyre të dërgohen në ueb faqen e komunës për publikim; 20%
  3. Është përgjegjëse për procedimin e shkresave zyrtare të Kryetarit, Nënkryetarit, Kryesuesit të Kuvendit dhe Drejtorëve të Drejtorive Komunale në Ministrinë Administrimit të Pushtetit Lokal; 15%
  4. Evidenton dhe mban regjistrin e pjesëmarrësve, anëtarëve në takime të Kuvendit Komunal dhe takimet e Komiteteve të Kuvendit Komunal,; 15 %
  5. Përgatit, skanon dokumentet juridike, vendimet e aprovuara nga Kuvendi Komunal dhe në mënyrë elektronike i dërgon në Zyrën Ligjore dhe MAPL; 15%
  6. Ndihmon në mbajtjen dhe hartimin e procesverbaleve nga takimet e Kuvendit Komunal dhe Komiteteve të Kuvendit Komunal dhe procesverbaleve të Komisionit për Dhënie në Shfrytëzim të Pronës së Komunës 10%
  7. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi; 5 %

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve.
  • Kualifikime të posaçme formale: Diplome Universitare.
  • Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase;
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të njohur teknike ose administrative;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Arsimim i bachelor, trajnim përkatës dhe së paku katër (4) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative.

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit (vetëm për zyrtarët publik);
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende (kjp vlen vetëm për zyrtarët publik);
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nër hetime (jo më e vjetër se 3 (tre) muaj nga data e shpalljes se këtij konkursi);
  • Të gjithë kandidatët që kanë mbarruar studimet jashtë shtetit të Republikës së Kosovë si dhe nëpër Kolegjet Private te Arsimit te Lartë brenda RKS-së, e që konkurojnë për këtë pozitë duhet që diploma e tyre (grada universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë;

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 08/01/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Kriteret specifike shtesë

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë, janë si në vijim:

  • Ligji nr. 08/L-197 për zyrtar publik
  • Ligji për Kryeqytetin
  • Ligjet tjera zbatuese nga Komuna e Prishtinës.

***VËMENDJE:
Aplikacionet e kandidatve të pakompletuara sipas kritereve të përcaktuara me këtë konkurs, do të refuzohen menjëherë.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik
    (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:
***VËMENDJE:
Të gjithë kandidatët që i nënshtrohen këtij konkursi, paraprakisht pajtohen që kandidati që aplikon në këtë procedure të rekrutimit, pajtohet që në rast ankese gjatë procedurave të rekrutimit të bëjë ankesë vetëm online nëpërmjet sistemit SIMBNJ, dhe se çdo ankesë jashtë këtij sistemi nuk do të merret parasysh nga Sektori I Burimeve Njerëzore të Komunës së Prishtinës!

Linku se si të aplikoni përmes platformës SIMBNJ:

https://www.youtube.com/watch?v=olwDDqCUeZI

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen