FTESË PËR KUOTIM/OFERTË
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (Action for Mothers and Children) është fondacion humanitar, jo-profitabil, jo-qeveritar, jo-sektar, që dizajnon dhe menaxhon programe të ndryshme—në katër shtylla kryesore: edukim, avokim, hulumtim dhe furnizim me pajisje mjekësore dhe medikamente për përmirësim të shëndetit të nënave dhe fëmijëve.
Për realizimin e trajnimeve, seminareve, konferencave, dhe takimeve në kuadër të aktiviteteve të të gjitha projekteve të organizatës, të cilat planifikohen të organizohen në komunën e Prishtinës,AMC fton ofertuesit e specializuar dhe të interesuar të paraqesin ofertën financiare së bashku me dokumentet e kerkuara në dosje me numër të aktivitetit të prokurimit:
AMC 2024 002 Sallë/Ushqim/Akomodim
Ofertuesit e specializuar dhe të interesuar, mund të tërheqin dosjën e kërkesës për kuotim së bashku me specifikacione duke bërë kërkesë përmes postës elektronike në emailin [email protected] me titull AMC 2024 002 Sallë/Ushqim/Akomodim deri më datë 25/02/2024.
Ofertat e vulosura, të nënshkruara dhe dokumentet e kërkuara të dorëzohen përmes postës elektronike në emailin [email protected], më së largu deri më: 28 Shkurt 2024.