Islamic Relief Kosova
Njoftim për Furnizim me stufa me dru për ngrohje dhe gatim
Data e përgatitjes së njoftimit: 19/09/2022
T- 19/2022
Detajet për kontakt
Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, 10000 - Prishtinë | |
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova | Telefoni: 038/232-431 Tel. Mobil:+38344239349 email: [email protected] |
Përshkrimi
Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve në Kosovë.
Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e stufave për ngrohje dhe gatim për rreth 250 familje, ku secila familje do të përfitojë së paku një stufë. Shpërndarja do të bëhet në te gjitha Komunat e Republikës se Kosovës, Islamic Relief do te cakton ne secilën komune lokacionin ku do te behet shpërndarja ndërsa Operatori ekonomik ka për obligim qe ti transportoj ne lokacionin ne komunat ku do te behët shpërndarja, Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar me të cilin Islamic Relief Kosova do të bëjë implementimin e projektit.
Kjo është sasi e planifikuar dhe Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën e ndryshimit të kësaj sasie në bazë të nevojave nga përfituesit e këtij projekti.
Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova, periudha e shpërndarjes fillon nga: 05/11/2022 deri me 31/12/2022, karakteristikat e këtij njoftimi për furnizimin janë të paraqitura në tabelën në vijim:
Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:
Nr. | Dokumentacioni ligjor | Lloji |
1. | Certifikate e Biznesit | Kopje |
2. | Certifikata e TVSH-së | Kopje |
3. | Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tender | E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania |
4. | TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nen paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016 |
0.00 |
Kuotimi financiar:
Nr. | Përshkrimi | Sasia | Çmimi për Njësi | Çmimi Total (€) |
1. | Stufë me dru për ngrohje dhe gatim ( Bardh) |
250 | ||
2. | Qyng 1 m | 250 | ||
3. | Qyng 0.5 m | 250 | ||
4. | Bërryl 90° | 500 | ||
5. | Total: |
Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me një zarf të mbyllur me titull Oferta për Furnizimin stufa me dru për ngrohje dhe gatim Dimërimi 2022/2023 Islamic Relief Kosova - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.
Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj çdo thyerje te procedurave si me poshtë:
- Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
- Kodi i Sjelljes.
- Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se.
Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 04/10/2022 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.