Kompani
Vimea Baby Spa & Wellness shpk
Kategoritë
Kujdesi Shendetësor, Infermieri
Numri i pozitave
2
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
1873
VIMEA BABY SPA & WELLNESS shpall konkurs për dy pozita:
- FIZIOTERAPEUT/E
- INFERMIERE
Detyrat dhe përgiegjësitë:
- Të ofrojë shërbime në mënyrë konsistente dhe në nivelin më të lartë për të gjithë klientët;
- Të pranojë klientët, të ekzaminoj dhe të realizoj planin e trajtimit;
- T’ju ofrojë klientëve konsultim të plotë për të kuptuar nevojat dhe pritshmëritë e tyre;
- Të ndjek protokolet e vendosura në procedurat standarde të operimit të brendit Vimea Baby Spa & Wellness;
- Me vetiniciativë (pro aktivisht) të promovoj shitjen produkteve, duke demonstruar një nivel të lartë të njohurive për të gjitha shërbimet dhe produktet e Baby Spa;
- Të merr përgjegjësinë për shërbimet që kryen;
- Të merr pjesë në takimet e planifikuara në ekipë dhe në trajnimet që organizojmë për zhvillim të vazhdueshëm profesional.
Kushtet që duhet plotësuar:
- Të ketë diplomë universitare;
- Të kenë aftësi të shkelqyera komunikimi me klient dhe bashkepunëtor;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të jetë fleksibile, të ketë motivim për të punuar në ekipë poashtu të jetë e pavarur në punë;
- Të ketë imazh profesional dhe etikë.
Të interesuarat të dërgojnë CV-në e tyre në email adresën [email protected]
Kandidatet të cilat i plotësojnë kushtet e lartëcekura do te ftohen ne fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 22 Maj 2024 deri më 22 Qershor 2024.