business

Gazetar (2), Montazher (2)

  • star Publikuar: 26-10-2022
  • star Skadon: 03-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2416

Shpall

K O N K U R S

për plotësimin e vendeve të lira të punës

Gazetar 2 / Redaksia në gjuhën serbe / RTK 2 - TV 2 pozita (Nr. 1027)

Detyrat

  • Shkruan dhe përgatit lajme tpër transmetim;
  • Prodhon kronika duke shfrytëzuar teknikën prodhuese përkatëse;
  • Është përgjegjës për burimin e informacionit dhe zhvillimin e kronikës;
  • Kontribuon në planifikimin dhe mbulimin e ngjarjeve;
  • Përzgjedh materiale relevante për transmetim;
  • Rishkruan dhe korrigjon lajmet sipas kërkesës së eprorit;
  • Zhvillon intervista në studio dhe në lokacione të tjera;
  • Grumbullon njohuri të specializuara sipas nevojës;
  • Mban kontakte të rregullta me palë për të siguruar informata të nevojshme për lajme;
  • Prodhon, monton dhe dërgon lajme me teknologji të re smart.

Kushtet

  • Kualifikimi superior profesional;
  • Së paku gjashtë muaj përvojë pune në punë të ngjashme;
  • Kultivimi i një standardi të lartë të gjuhës amtare në të shkruar dhe në të folur;
  • Njohuri e punës në kompjuter;
  • Kategoria “B” e vozitjes;
  • Aftësi për të punuar me ndërrime dhe me orar të zgjatur;
  • Aftësi për të punuar qetë nën presion dhe si pjesë e ekipit;
  • Njohje dhe interesim lidhur me programin e përgjithshëm të RTK-së;
  • Përkushtimi ndaj shërbimit publik informativ;
  • Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetiniciativë.

Montazher 2 / Njësia e montazhes / TV produksioni / RTK 2 – TV 1 pozitë(Nr. 1517)

Detyrat

  • Operon me montazhat lineare dhe jolineare (kompjuterike);
  • Duhet të jetë kreativ në prodhimin e të gjitha llojeve të programeve;
  • Video materiali i montuar ose i përpunuar (post-produksion) duhet t''i plotësojë të gjitha standardet profesionale në aspektin teknik dhe artistk;
  • Bashkëpunon ngushtë me regjisorin (realizatorin), producentin ose autorin e emisionit përkatës;
  • Ndërmerr masa për mirëmbajtje në kohë të pajisjeve.

Kushtet

  • Kualifikim të mesëm profesional;
  • Së paku një vit përvojë pune në punë të ngjashme;
  • Njohja e programeve aplikative për montazhat jo lineare;
  • Njohuri punës me kompjuter;
  • Njohuri pune e gjuhës angleze;
  • Aftësi për të punuar me ndërrime dhe me orar të zgjatur;
  • Aftësi për të punuar qetë, nën presion dhe si pjesë e ekipit;
  • Njohje dhe interesim lidhur me programin e përgjithshëm të RTK-së;
  • Përkushtimi ndaj shërbimit publik informativ;
  • Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetiniciativë.

Për këto vende të punës është e paraparë kontrata e punës me kohë të caktuar, me periudhë provuese prej tre muajve.

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • një CV;
  • dëshmitë e kualifikimit të noterizuara;
  • certifikatë e lindjes;
  • një kopje të letërnjoftimit;
  • një letër motivuese;
  • dy referenca;
  • dëshmi të përvojës;
  • dëshmi nga Gjykata që nuk janë dënuar me vendim të plotëfuqishem për vepër penale të dënueshme më shum se gjashtë muaj (të lëshuar gjatë muajit të fundit para aplikimit);
  • aplikacionin i cili duhet të shkarkohet nga ueb-faqja e RTK-së: https://www.rtklive.com/sq/docs/2022-02- 05/231.doc

Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet i skenuar, në mënyrë elektronike, përmes e-mail adresës: [email protected], prej 20.10.2022 deri më 03.11.2022 në orën 16:00.

Vetëm aplikacionet dhe dokumentet e dorëzuara përmes postës elektronike do të pranohen. Aplikacioni dhe dokumentacioni i pa kompletuar nuk do të merren në konsiderim.