business

Recepsionist/e

  • star Publikuar: 06-12-2022
  • star Skadon: 13-12-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 8558

RN00010420
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 14/11/2022
Afati për aplikim: 29/11/2022 - 13/12/2022

Bazuar në nenin 79 dhe 80 te ligjit nr. 06/114 për Zyrtarët Publik dhe Rregulloren nr. 05/2022 për procedurat konkurruese dhe pranimi për nëpunësit administrativ dhe mbështetës Ministria e Financave, Punës dhe me qëllim të realizimit të procedurave të rekrutimit për pozitën Recepsionist/e, shpallë këtë:

KONKURS

Titulli i pozitës: Recepsionist (1 pozitë)

Numri i referencës: 01/2022/ DSHP/MFPT

Grada e vendit punës: Nëpunës administrativ dhe mbështetës

Koeficienti/ Paga: 6 (gjashtë)

Lloji i kontrata e punës: pa afat të caktuar

Pozita e nëpunësit: i karrierës

Raporton: Udhëheqësit të divizionit

Vendi i punës; Prishtinë

Detyrat dhe Përgjegjësit:

  • Përgjigjet në thirrjet telefonike, përcakton qëllimin e tyre dhe i transferon, përcjell ato tek zyrtaret apo njësit organizative përkatës të institucionit (MFPT):
  • Pranon dhe mirëpret vizitorët në institucion (zyrën pritëse), përcakton qëllimin e vizitës së tyre dhe i njofton me telefon zyrtaret përkatës të institucionit lidhur me vizitorin-palën (pala në hyrje merret nga zyrtari përkatës dhe përcillet deri në dalje përfshirë kalimin përmes sistemit elektronik hyrjes dhe daljes):
  • Përgjigjet pyetjeve lidhur me institucionin dhe orienton palët për realizimin e kërkesave të tyre si dhe jep informacione tjera:
  • Monitoron hyrjen dhe daljen e vizitoreve dhe iu mundëson leje kalime nëse kërkohet për qasje në institucion, në veçanti zyrtarët e institucionit që janë të akomoduar jashtë ndërtesës kryesore te qeverisë;
  • Harton evidencë të vizitorëve:
  • Siguron edhe mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike për institucionin dhe zyrtarët përkatës, sipas nevojave dhe kërkesave të vendit përkatës të punës:
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi:

Shkathtësitë e kërkuara dhe aftësitë:

  • Aftësi të mjaftueshme që herë pas herë të merret me disa çështje të cilat nuk janë paraparë me udhëzime, por që lidhen me nevojat e institucion;
  • Shkathtësi në komunikim me stafin brenda dhe jashtë institucionit;
  • Aftësi dhe mirësjellje në komunikim dhe kontakt me palët -vizitorët, që i drejtohen institucionit për nevoja zyrtare;
  • Aftësi për të punuar në presion;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);

Kualifikimi dhe përvoja:

  • Arsimim i mesëm,
  • Së paku dy (2) vite përvojë pune në fushën përkatëse.

Dokumentacioni duhet të përmbajë:

  • Formulari për aplikim;
  • Jetëshkrimi (CV-ja);
  • Kopja e diplomës të shkollës mesme, ( ndërsa kandidatët që kanë kryer shkollimin e mesëm jashtë vendit, kopja e diplomës të jetë e nostrifikuar);
  • Vërtetimi i përvojës së punës;
  • Kopje e letërnjoftimit;

Shënim: Aplikacionet dorëzohen përmes postës apo në mënyrë elekronike/SIMBNJ (konkursi.rks-gov.net), Sheshi “ Nëna Terezë” ndërtesa e Qeverisë, Ministria e Financave, Punës dhe Transferve.

Për Informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e burimeve njerëzore në nr. tel. dhe 200/34/117, 200/34/196, 200/34/155 prej orës 8;00h deri 16;00h;

Data e publikimit të konkursit në portalin qeveritar shtetëror www.konkursi.rks-gov.net është prej datës 14.11.2022 deri 28.11.2022, ndërsa konkursi është i hapur 15 ditë nga data 29.11.2022 - 13.12.2022.

Aplikacionet e dërguara me post, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merrem në shqyrtim nëse arrin brenda aftit 4 ditësh, aplikacionet që arrin pas këtij afati dhe ato të pa kompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

Kandidatet të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë për intervistë me gojë do të informohen përmes e-mailit.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional siç specifikohet në Ligjin Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës.