business

Koordinator për qiradhënien e dyqaneve (hapësirave)

  • star Publikuar: 19-11-2025
  • star Skadon: 03-12-2025
Kompani Prishtina Mall
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Titulli i pozitës: Koordinator për qiradhënien e dyqaneve (hapësirave)

Departmenti: Qiradhënies së hapësirave të qendrës

Përshkrimi i punës:

Koordinatori për qiradhënie është krahu i djathtë i Menaxherit Gjeneral me fokus kryesor për të negociuar dhe për të realizuar marrëveshje qiraje afatshkurtra dhe afatgjata, për të rritur nivelin e qiradhënies dhe njëkohësisht për të arritur nivelin e qirave minimale të garantuara të buxhetuara, për të optimizuar qiramarrësin dhe larminë e brendeve në Qendrën Tregtare , në mënyrë që të ruhet dhe të maksimizohet vlera e pronës së pronarëve.

Koordinatori për qiradhënie organizon detyrat e përditshme që lidhen me veprimtarinë e qiradhënies në përputhje me strategjinë e miratuar të qiradhënies.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Shërben si pikë qëndrore e kontaktit, për zgjidhjen e konflikteve, përcaktimin e qëllimeve dhe mbajtjen e të gjitha palëve në përputhshmëri me qëllimet e projektit;
  • Përgjegjës për detyrat e qiradhënies në lidhje me dhënien e suksesshme me qira të hapësirave të qendrës tregtare dhe kryesisht për mbështjetjen e punës së menaxherit për qiradhënie dhe/ose menaxhmentit të lartë.
  • Inicion kontaktin e parë bazuar në bazën e të dhënave dhe rrjeteve tjera profesionale- duke organizuar takime.
  • Mbështetje në mbledhjen e të dhënave dhe informacionit për përgaditjen e strategjisë së qiradhënies dhe qiradhënies speciale të qendrës tregtare.
  • Merrë pjesë në hulumtim të tregut, ndërgjegjesimin për tregun rajonal të shitjes me pakicë, veçanërisht për palët të llojit të njëjtë të biznesit, trendet.
  • Negocimi: analiza e profilit të qiramarrësve, për të arritur nivelin e caktuar të të ardhurave, në krahasim me kategorinë e ngjajshme në treg në mënyrë që të dërgohet ofertë e duhur dhe të arrihet niveli më i mirë i mundur i qiradhënies.
  • Përgaditja e strategjisë në koordinim me anëtarët e tjerë të ekipës nën mbikqyrjen e menaxherit për qiradhënie dhe/ose menaxhmentit të lartë.
  • Implementimi i strategjisë së qiradhënies.
  • Koordinimi i ekipës për të arritur objektivat e strategjisë për qiradhënie.
  • Ndërmjetësimi midis departamenteve në rastin e marrëveshjeve të ardhshme dhe afër finalizimit, marrëveshjet e finalizuara dhe veprimet e kaluara të qiradhënies;
  • Përgadit raporte javore/mujore duke përfshirë progresin, fazën e negociatave, përditësimin e nivelit të hapësirave të lira, grafikonet e hapësirave të zëna, raportin e efektshmërisë;
  • Strategjia/zënia me qira, aktiviteti i ri i qiradhënies bazuar në hapësirat e zëna dhe të lira dhe në parashikimet, trendet e tregut, gjendjen aktuale të tregut;
  • Ndihmon në përgatitjen e buxhetit bazuar në raportet e nivelit të qiradhënies, dhe të gjitha detyrat e tjera që ndërlidhen me departamentin e qiradhënies.
  • Lehtësimin e komunikimit, organizimin e detyrave dhe sigurimin e bashkëpunimit të qetë midis anëtarëve të ekipit.

Kërkesat:

  • Diplomë universitare në ekonomi/biznes ose diploma të tjera relevante
  • Përvojë në shitje/qiradhënie
  • Aftësi të negocimit, komunikimit dhe gjithashtu aftësi për të krijuar rrjetë përkatës në fushën në fjalë
  • Njohuri të programeve Microsoft / Aftësi të shkëlqyera organizative, etikë të punës
  • Pjesëtarë ambicioz dhe energjik, i hapur për zhvillim dhe i gatshëm për t’i shërbyer qëllimeve të ekipës
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar prioritetet dhe aktivitetet e shumta në mënyrë efektive
  • Aftësi të avancuara të komunikimit në gjuhën shqipe dhe nivel të njohurisë të gjuhës angleze C1.

CV-të tuaja mund t’i dërgoni në email adresën: hr@prishtinamall.com deri më 3 dhjetor, 2025.

Në email ju lutemi të cekni titullin e pozitës: Koordinator për qiradhënie.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu